shqiperi

Aksident në Berat/ Makina përplas biçikletën , përfundon në spital një 37-vjeçar

Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në vendin e quajtur “Ish rezervat e shtetit” në Kombinat, Berat ku një automjet ka përplasur në rrugë një 37-vjeçar me iniciale R.B, i cili po qarkullonte me biçikletë.

I lënduari është transportuar me ambulancë drejt Spitalit Rajonal të Berat, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve, me fraktura në këmbë.

Në vendngjarje kanë shkuar efektivë të qarkullimit rrugor,të cilët po kryejnë edhe veprimet e para hetimore në vendngjarje për të konkluduar në shkaqet dhe dinamikën e aksidentit.

Burime nga vendngjarje pohojnë se shkak për aksidentin është bërë shpejtësia,me të cilën po qarkullonte drejtuesi i mjetit në këtë rrugë.

Burimet policore bëjnë me dije se drejtuesi i mjetit, 30-vjeçari A.M,është shoqëruar në polici pas aksidentit.

Tags: Berat

të fundit

Dita e Pavarësisë së SHBA-së, Ambasada në Tiranë ndan mesazhin e Shtëpisë së Bardhë: Me Trump, shpirti amerikan është rikthyer

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, ka shpërndarë në rrjetet sociale një mesazh të Shtëpisë së Bardhë me rastin…

31 minutes ago

Ambasadori Meidani në mbrojtje të maqedonasve: Lufta për identitet dhe dinjitet është universale

Ambasadori i Shqipërisë në Shkup, Denion Meidani, reagoi pas një statusi të liderit të Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, i…

1 hour ago

Zyrtare: Jonathan David transferohet te Juventus

Juventus ka zyrtarizuar afrimin e sulmuesit kanadez Jonathan David, duke shtuar një emër të rëndësishëm në repartin ofensiv për sezonin…

1 hour ago

Merz premtoi të krijonte ushtrinë më të fortë në kontinent, Gjermania përgatit rikthimin e shërbimit ushtarak

Gjermania po planifikon të prezantojë një shërbim ushtarak vullnetar gjashtëmujor me qëllim dyfishimin e numrit të rezervistëve, raportoi Reuters, duke…

2 hours ago

Transformimi i ri i Genta Ismajlit mahnit fansat

Këngëtarja e njohur shqiptare Genta Ismajli ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve të saj në Instagram me një paraqitje të re…

2 hours ago

Situata e zjarreve në vend/ 14 vatra të raportuara, 10 të shuara dhe 4 aktive në Vlorë, Elbasan, Kukës dhe Tiranë

Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile raportoi se nga ora 09:00 deri në 20:30 të datës 4 korrik 2025 janë…

2 hours ago