Policia ka dalë me një reagim zyrtar lidhur me aksidentin që ndodhi pasditen e sotme në aksin rrugor Gostimë-Cërrik në qarkun e Elbasanit, ku një autobus u përplas me një makinë.
Si fillim u raportua për 3 të plagosur, por në njoftimin e bluve bëhet me dije se janë plagosur 6 persona, që fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetën.
None found
‘Në aksin rrugor Gostimë-Cërrik, janë përfshirë në aksident rrugor autobusi me drejtues shtetasin A. Xh., 51 vjeç, dhe automjeti me drejtues shtetasin O. Sh., 52 vjeç.
Si pasojë e aksidentit është dëmtuar shtetasi O. Sh., i cili është dërguar në spital, ku ndodhet në gjendje jashtë rrezikut për jetën. Në spital u dërguan edhe 5 shtetas të tjerë, pasagjerë në autobus, të cilët pasi kryen ekzaminimet mjekësore, u larguan në banesa.
Me drejtuesin e autobusit, shtetasin A. Xh., po kryhen veprimet procedurale.’- njofton policia.
“U argëtova, do ta bëj përsëri sapo të dal.” Kështu është shprehur para forcave të rendit italian 22-vjeçari nga Bregu…
Portieri i Spanjës Unai Simon mund të pendohet të hënën mbrëma shkaku që zgjodhi të “ngacmojë” Cristiano Ronaldon.Spanja do të…
Karabinierët italianë dhe ushtarët çekë të caktuar në Njësinë e Specializuar Shumëkombëshe (MSU), në kuadër të misionit të KFOR-it të…
Nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë njoftojnë se ministri Timço Mucunski gjatë vizitës dyditore në Katar, zhvilloi takime…
Irani dhe Katari kanë rikthyer zyrtarisht shkëmbimet tregtare detare, duke mbyllur kështu një ndërprerje afro pesëmujore të shkaktuar nga konflikti…
Një festë familjare për 4 Korrikun në lagjen Coney Island të Bruklinit, në Nju Jork, u kthye në skenë dhune…