shqiperi

“Afera 12.5 mln euro e Eko-Parkut”, PD depoziton padi në SPAK: Paratë përfunduan në xhepat e Ramës

“Eko-Parku është një projekt korruptiv në qytetin e Durrësit, që mjafton që SPAK pa vonesë të ndërhyjë dhe të vërë para drejtësisë nivelet më të larta duke shkuar deri te Edi Rama”.

Kjo është deklarata që bëri sot para mediave, Nënkryetari i PD, Oerd Bylykbashi, bashkë me disa drejtues të tjerë në PD, për një nga aferat e reja korruptive të Qeverisë Rama, sipas tyre.

Sipas Bylykbashit, “ky skandal, është bijë e mega-skandalit korruptiv të inceneratorit.”

Bylykbashi: Është i lidhur drejtpërdrejtë me të në të gjitha aspektet. Jo vetëm në interesat korruptive, jo vetëm për faktin që e gjitha është konceptuar në lidhje organike me skandalin e inceneratorit të Tiranës, që nuk ekziston. Pra mbetjet e Durrësit, ajo plagë e madhe mjedisore, sipas këtij projekti, do dërgoheshin në mënyrë korruptive në një incenerator që nuk ekziston. E gjitha kjo e arkitektuar në një mendje diabolike korruptive në majat më të larta, që inicion te kryeministri dhe ekzekutohet më pas nga mekanizmat në vartësi të tij, për të çuar para te të njëjtat persona që janë nën hetim sot për aferën e inceneratorit.

Sipas nënkryetarit të PD-së, paratë përfundojnë në xhepat e kreut të qeverisë, ministrave dhe drejtorëve të tij si dhe ortakëve të biznesit.

Bylykbashi: Emri që del fare qartë është ai i Klodian Zotos. Pra e gjitha në të njëjtin koncept.
Që të arrihet në këtë aferë korruptive, duhet patjetër të ekzistojë jo vetëm një qëllim i strukturuar nga Edi Rama për të zhvatur paranë publike. Këto para përfundojnë në xhepat e Edi Ramës, ministrave, drejtorëve të tij dhe ortakëve në biznes të tij, por edhe duhet të krijohet një ndjesi mosndëshkimi. I vetmi që mund ta krijonte këtë ishte Edi Rama.

Bylykbashi njoftoi se PD ka bërë një kallëzim që do të depozitohet sot në SPAK.

Bylykbashi:  Eko-Parku është një projekt që bëri të pamundur zhvillimin e ndonjë projekti për trajtimin e mbetjeve urbane në Durrës që do ishte më i lirë, me më pak dëm për xhepat e qytetarëve dhe ambientin, dhe në çdo rast do të ishte i vërtetë. Bashkia e Durrësit nuk kishte para t’i transportonte as në zona brenda bashkisë, por më pas u gjetën paratë për t’i transportuar mbetjet e qytetit të Durrësit në inceneratorin inekzistent të Tiranës. Durrsakët paguajnë më shumë se banorët e Tiranës për këtë operacion. Jo vetëm të njëjtën tarifë, por edhe kanë shtesë edhe koston e transportit.

Sipas tij, për këtë aferë janë shpenzuar 12.5 milionë euro.

Bylykbashi: Të gjitha këto, mbasi krijuan bindjen se ishte e domosdoshme për ta bërë këtë, u vunë në dispozicion 19 milionë euro. U prish e gjithë procedura e tenderimit për t’u bërë një negocim pa shpallje dhe për ta marrë përsëri Klodian Zoto, nëpërmjet një kompanie të ngritur përmes shoferit të tij.

Nga 19 milionë euro që u tenderuan, u nënkontraktua më pas për 6.5 milionë euro. Pra, rreth 12.5 milionë euro shkuan në xhepat e atyre që arkitektuan këtë aferë korruptive. Si në shumë aspekte të tjera, Edi Rama është kujdesur që përmes kësaj afere t’i mbyllë gojën edhe kundërshtarëve të tij politikë.

Ai deklaroi se kjo aferë provon mekanizmin gjigant me të cilin zhvaten paratë e shqiptarëve duke kryer vepra korruptive me ndjesinë e pandëshkueshmërisë.

Bylykbashi: Unë jam kryeministri, unë jam Zoti i këtij vendi, mua nuk më ndodh asgjë. Kjo është bindja e Edi Ramës dhe për këtë ka ndërtuar një mekanizëm gjigant korrupsioni edhe të administratës, ku zyrtarë të lartë, siç është rasti i fundit i drejtorit të ARRSH, bëhen pjesë e kësaj skeme. Ne duhet të vëmë para përgjegjësi SPAK-un që ta hetojë këtë aferë, të mos e lërë në sirtar dhe personat përgjegjës të shkojnë para drejtësisë./albeu.com 

të fundit

Ronaldo ironizon Simon Jordanin: Thuaji të heqë dorë nga botoksi, ngjan me një mollë

Cristiano Ronaldo është përfshirë në një tjetër polemikë, këtë herë për shkak të një mesazhi privat që i dërgoi gazetarit…

2 minutes ago

Babai i minatorit të ngujuar në Trepçë shpreh shqetësimin: Familjet nuk duhet të jetojnë me frikë

Babai i njërit prej minatorëve të bllokuar thellë nën tokë në Trepçë, e kishte pritur me shqetësim të madh daljen…

3 minutes ago

BBC: Ish-gjenerali sirian i akuzuar për krime kundër njerëzimit mbrohet nga SHBA dhe Libani

Një ish-gjeneral sirian, i kërkuar për krime kundër njerëzimit dhe i lidhur me programin e armëve kimike të regjimit të…

8 minutes ago

Vallja e Osman Takës shpallet pjesë e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale të Shqipërisë

Vallja e Osman Takës është përfshirë në Listën Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore Jomateriale të Shqipërisë. Lajmi është bërë i ditur…

8 minutes ago

Zgjedhja e Presidentes, çfarë fitoi dhe çfarë humbi LDK-ja? Analistët analizojnë pasojat për partinë

Me 81 vota pro, në një seancë të jashtëzakonshme në minutat e fundit të afatit të fundit kushtetues për zgjedhje…

12 minutes ago

PTHP: Hetimet nuk zbuluan prova për hyrje të paautorizuar në sistemin kompjuterik të Zyrës së Presidentes

PTHP njofton se pas kryerjes së një procedure paraprake hetimore në lidhje me pretendimet nga kallëzimi penal i paraqitur me…

15 minutes ago