shqiperi

Aeroporti i Kukësit që u hap me shumë bujë por që askush nuk “fluturon”, tani u lidh edhe me autostradën Milot-Morinë

Aeroporti i Kukësit “Zayed / Flatrat e Veriut” që u hap më 15 Korrik 2021, edhe pse pa asnjë fluturim në vitin e fundit, tashmë është lidhur autostradën Milot-Morinë, ka njoftuar Autoriteti Rrugor Shqiptar.

Sipas ARRSH-së, me ndërtimin dhe shfrytëzimin e aeroportit të Kukësit, kjo rrugë rreth 3 km merr një rëndësi të madhe, duke lidhur jo vetëm qytetin e Kukësit me një rrugë të një standardi më të lartë, por duke e bërë aeroportin e Kukësit më lehtësisht të arritshëm për të gjithë përdoruesit e autostradës Milot-Morinë, pavarësisht që edhe nëse shkon në aeroport duhet të kthehesh pasi nuk ka asnjë fluturim, transmeton Albeu.com.

Të lidhura

None found

Fluturimet e para zyrtare nga Aeroporti i Kukësit “Zayed / Flatrat e Veriut” nisën më 15 Korrik 2021. Linjat e para ishin nga Kukësi drejt Zyrihyt në Zvicër dhe Stambollit, dhe anasjelltas. Ndërsa më vonë u shtuan dhe linja të tjera low cost.

Por, kompania e fluturimeve low cost “Wizz Air” ka mbyllur të gjitha fluturimet nga Aeroporti i Kukësit, qê nga data 14 Korrik 2023.

Fluturimet i ka anulluar edhe Air ALbania. Nëse futeni në faqen e Air Albania, Aeroporti i Kukësit tashmë “nuk ekziston”, transmeton Albeu.com.

I dhënë për një afat 35 vjeçar, Koncesioni për aeroportin e Kukësit ka shënuar në vitin 2022 një humbje 159 milionë lekë apo rreth 1.5 milionë euro( 1 euro=107 lekë).

Kjo humbje u rrit me 1.5 herë në raport me humbjen e shënuar në vitin 2021 sipas të dhënave nga bilanci të raportuara nga kompania në Qendrën Kombëtare të Biznesit. Të ardhurat nga aktiviteti dytësor i parë ishin 79 milionë lekë apo rreth 743 mijë euro. Këto të fundit janë rritur me 1.2 herë në raport me vitin paraardhës 2021.

Deri në dhjetor 2022 në aeroport raportoheshin 77 persona të punësuar, një staf me rritje në raport me fundin e vitit 2021 kur raportoheshin 69. Vlera e mbetur e koncesionit më 31 dhjetor 2022 është 1.73 miliardë lekë me rritje në raport me 2021 kur raportohej 1.51 miliardë lekë. /albeu.com.

të fundit

Serbian Media Distort Demolition of Illegal Villas at Ujman Lake, Portraying It as an Attack on Serbs

Aksioni për rrënimin e objekteve të ndërtuara pa leje në pronën e Ndërmarrjes Publike Hidroekonomike “Ibër-Lepenc” në zonën e Liqenit…

15 minutes ago

Blow to the Heart of Ukraine’s Military: Zelensky Removes Armed Forces Chief After Dismissing Defense Minister

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka larguar ministrin e Mbrojtjes Mykhailo Fedorov dhe shefin e Forcave të Armatosura Oleksandr Syrsky. Ndryshimet…

3 hours ago

Hegseth Seeks Additional $80 Billion from Senate to Cover Cost of New Strikes on Iran

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, dhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm, gjenerali Dan Kane do të dëshmojnë në Senat…

3 hours ago

Horoskopi 22 Korrik 2026/ Zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Dashi Ndikimi i yjeve nuk do jete shume i mire gjate kësaj dite dhe ekuilibri ka rrezik te prishet. Nuk…

4 hours ago

Goditje në zemër të ushtrisë ukrainase/ Zelensky largon edhe kreun e Forcave të Armatosura, pas shkarkimit të ministrit të Mbrojtjes

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka larguar ministrin e Mbrojtjes Mykhailo Fedorov dhe shefin e Forcave të Armatosura Oleksandr Syrsky. Ndryshimet…

4 hours ago

Xhesika Polo zbulon historinë e dashurisë: Kam gjetur njeriun e jetës, e njoha në Instagram

Xhesika Polo është një nga artistet që suksesin nuk e mat vetëm me çmime apo renditje, por edhe me rrugëtimin…

4 hours ago