shqiperi

ADN-ja në arushin prej pelushi zbulon përdhunuesin shqiptar në Britaninë e Madhe (EMRI)

Një përdhunues me origjinë shqiptare, Bardhyl Mustafajn, 64 vjeç, (01.01.1962) është burgosur për 8 vite në Britaninë e Madhe, pasi detektivët e gjurmuan nga ADN-ja që ai la në një arush pelushi.

Sipas policisë Metropolitane, viktima, rreth të 50-tave, përdori lodrën e butë për të shtyrë 64-vjeçarin gjatë sulmit seksual, dhe kjo dha prova vendimtare për nxjerrjen e tij para drejtësisë.

Të lidhura

None found

Mustafaj, i cili njihej me viktimën, kishte vizituar shtëpinë e saj në Hampstead Heath, për të rregulluar një llambë. Ai u burgos më 19 janar për katër akuza për përdhunim që ndodhën në maj 2019, raportojnë mediat e huaja. 

“Së pari do të doja të përgëzoja viktimën për guximin e saj në raportimin kaq të shpejtë të këtij krimi; ajo kaloi sprovën më të tmerrshme. Kjo i lejoi oficerët të bënin menjëherë punën e tyre, duke analizuar skenën e krimit, duke mbledhur një sërë provash të ADN-së, duke intervistuar dëshmitarë të mundshëm, duke gjetur të dyshuarin. Vëmendja e tyre e pamëshirshme ndaj detajeve nënkuptonte se asnjë gur nuk mbetej pa lëvizur. Një provë kryesore ishte prania e ADN-së së Mustafajt në arushin pelushi, të cilin viktima e përdori për ta larguar kur tentoi ta puthte. Mustafaj tani është pas hekurave për një kohë të konsiderueshme dhe nuk do të jetë në gjendje të abuzojë me gra të tjera”, deklaroi detektivi i policisë Sam Orchard, i cili drejtoi hetimin nga Ekipi i Hetimit Kompleks

Mustafaj, nga Coupland Place, Greenwich, u deklarua i pafajshëm, por u dënua nga një juri më 1 dhjetor në gjykatën Wood Green Crown. Ai ishte arrestuar më 6 maj 2019 dhe ishte gjykuar fajtor më 29 qershor 2022.

të fundit

ZYRTARE/ Befasoi me ekipin e tij në Champions, futbollisti firmos për 5 vite me madrilenët

Atletiko Madrid forcon mesfushën me Morten Hjulmand i cili vjen nga Lisbona. Ai ka firmosur deri në vitin 2031, ndërsa…

4 minutes ago

Berisha kritikon Ramën për samitin e NATO-s dhe 4 mln eurot për Kanye West: Fyerje për shqiptarët, bashkohuni sot në protestë

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një komunikim me qytetarët në rrjetet sociale, duke kritikuar kryeministrin Edi Rama për…

53 minutes ago

Jorida Tabaku: Pensionistët po i afrohen varfërisë ekstreme, Rama ka mbetur te vetëviktimizimi dhe shpikja e armiqve, propaganda s’e mbulon dështimin ekonomik

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar ndaj deklaratave të kryeministrit Edi Rama, duke e akuzuar se po përpiqet…

1 hour ago

Changes to the tobacco law: cigarette smoking may be allowed only for members of private clubs

Është dorëzuar një amendament për Ligjin për mbrojtjen nga pirja e duhanit, i cili ndodhet në procedurë parlamentare, me të…

1 hour ago

Analyst warns of deadlock and new elections if parties fail to find a compromise

Pas përfundimit të zgjedhjeve parlamentare, liderët e partive politike kanë intensifikuar takimet në përpjekje për të gjetur një zgjidhje për…

1 hour ago

Kosovo commemorates the victims of Srebrenica: Without truth there is neither justice nor peace

Me thirrje për ruajtjen e së vërtetës historike, drejtësi për viktimat dhe kundërshtim të mohimit të krimeve, u shënua Dita…

1 hour ago