shqiperi

Abuzimi me fondet e BE, SPAK sekuestron rreth 21 mln lekë të Beqajt dhe 5 bashkëpunëtoreve, 19% të aksioneve të restorant ‘Gzona’ dhe 3 makina

Abuzimi me fondet e BE, SPAK sekuestron rreth 21 mln lekë të Beqajt dhe 5 bashkëpunëtoreve, 19% të aksioneve të restorant ‘Gzona’ dhe 3 makina

Njoftimi i plote

Të lidhura

None found

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në vijim të hetimeve që po kryen për procedimin penal nr. 190, të vitit 2023, lidhur me veprat penale “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërore”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 260 dhe 25 i Kodit Penal, “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërore”, “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, parashikuar nga neni  257/a/2 i Kodit Penal, “Mashtrimi”, kryer në bashkëpunim, me pasoja të rënda, parashikuar nga nenet 143//2/ 3 i Kodit Penal, si dhe “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 258/2 dhe 25 i Kodit Penal, ka kërkuar pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar caktimin e masës së sigurimit pasuror sekuestro preventive mbi pasuritë që iu përkasin personave nën hetim, të cilat përbëjnë produkt të veprës penale/ apo në vlerën ekuivalente të tyre.

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me vendimin nr.430, datë 15.07.2024, i ndryshuar me vendimin nr. 34, datë 09.08.2024, të Gjykatës së Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ka vendosur sekuestro preventive mbi disa llogari bankare, shuma të parave, e të tjera, si më poshtë vijon:

1.      14 323 125 (katërmbëdhjetë milon e treqind e njëzetë e tre mijë e njëqind e njëzetë e pesë) Lekë;

2.      15 542 (pesëmbëdhjetë mijë e pesëqind e dyzetë e dy) Euro;

3.      42 318 (dyzetë e dy mijë e treqind e tetëmbëdhjetë) USD;

Këto shuma parash janë sekuestruar në llogari rrjedhëse, depozitë me afat, cash dhe ju përkasin personave nën hetim Gazmend Haxhia, Elton Marini, Ilir Beqaj, Ermal Kurtulaj, Bjona Zijaj, Bledar Leka; dhe shoqërive tregtare të personave nën hetim;

4. Sekuestro preventive mbi 19.4% të kuotave të shoqërisë tregtare “Albanian Food and Hospitality Services” sh.p.k..

5. Sekuestro preventive mbi tre automjete regjistruar në pronësi të personave nën hetim Ermal Kurtulaj dhe Elton Marini.

Hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit, së bashku me oficerët e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe Agjencisë për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara po kryejnë veprimet e nevojshme për ekzekutimin e  këtyre vendimeve.

Hetimet paraprake lidhur me këtë procedim penal ende nuk kanë përfunduar, ato vazhdojnë për persona të tjerë të përfshirë apo për fakte të tjera penale.

Tags: BefondetSPAK

të fundit

Israel Refuses to Budge from Lebanon, Defense Minister Says: We Will Not Leave Until Hezbollah Is Disarmed

Ministri i Mbrojtjes së Izraelit, Isrrael Katz ka deklaruar sot se ushtria izraelite do të qëndrojë në Liban, pasi Hezbollahu…

2 minutes ago

Horoskopi 14 Gusht 2026/ Cilat janë shenjat që favorizohen nga fati

Dashi Ka shume mundësi qe jeta juaj ne çift te mbetet delikate sot sepse ju do mbylleni ne vetvete dhe…

2 minutes ago

Grid Overload Cuts Power in Saranda for Over 30 Minutes

Prej më shumë se 30 minutash, Lagja nr. 1 në qytetin bregdetar të Sarandës po përballet me ndërprerje të energjisë…

2 minutes ago

Powerful Explosion at Arms Factory Near Rome as Heat and Wind Fueled the Fire

Një shpërthim masiv në një depo armësh tronditi të enjten Italinë. [...] Read More... The post Shpërthim i fuqishëm në…

2 minutes ago

Hysamedin Feraj Criticizes Çitaku and Hoxhaj: Here Is Why They Do Not Say “Down with Serbia

Këshilltari i Kryeministrit Albin Kurti, Hysamedin Feraj në një postim të tij në Facebook ka kritikuar opozitën pas përleshjes në…

3 minutes ago

Ariana Grande është përsëri në një lidhje me ish-të dashurin Ricky Alvarez, këngëtarja publikoi foto të përbashkëta

Këngëtarja amerikane Ariana Grande është sërish në një lidhje me balerinin Ricky Alvarez dhe tani e ka konfirmuar publikisht romancën…

7 minutes ago