shqiperi

A po tenton Policia të fshehtë atentatin me snajper? Detajet që ngrenë dyshime

Policia ka reaguar në lidhje me atentatin e ditës së djeshme në Durrës. Sipas versionit të policisë, është qëlluar në drejtim të një makinë të parkuar, në pronësi të një shtetasi nga Maqedonia e Veriut, i identifikuar si Bujar Alushi.

“Më datë 12.09.2022, rreth orës 12:00, në lagjen nr. 13, Durrës, në rrugën “Pavarësia”, është qëlluar një herë, me armë zjarri, në drejtim të një automjeti të parkuar, në pronësi të shtetasit B. A., 52 vjeç, banues në Maqedoninë e Veriut. Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe profesionale është bërë i mundur identifikimi i automjetit me të cilin ka lëvizur personi që ka qëlluar në drejtim të automjetit të parkuar”, njofton policia.

Të lidhura

None found

Mirëpo, dyshohet se atentati është bërë ndaj një personi, ndaj të cilit është qëlluar me snajper.

Sapo shënjestra ka dalë nga mjeti i tij tip G-Class, nga një furgon është qëlluar me snajper. Plumbat nuk kanë kapur shënjestrën, por kanë përshkuar një mjet që ndodhej i parkuar, pikërisht këtë që thotë policia.

Nuk dihet pse policia po tenton të fshehë ngjarjen. Sipas bluve të Durrësit hetimet kanë nisur nën drejtimin e Prokurorisë  pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Më tej në njoftim thuhet se “Vijon puna intensive për kapjen e autorit. Për arsye hetimi, nuk bëjmë me dije të dhëna të tjera”./albeu.com

të fundit

Limaj questions integrity of Special Court judges and alleges political influence by EULEX

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka kritikuar mënyrën e funksionimit të Gjykatës Speciale, duke ngritur dyshime për integritetin e…

13 minutes ago

Vjosa Osmani criticizes institutions: Arlinda was left unprotected, while the owner of a cow was arrested

Deputetja e LDK-së, Vjosa Osmani, ka reaguar ashpër përmes një postimi, duke kritikuar institucionet për mënyrën se si po trajtohen…

13 minutes ago

Opposition MPs seek Neime Binaku-Isufi’s dismissal from the Competition Authority

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Arben Mustafa, njëherësh kryetar i Komisionit për Ekonomi në Kuvendin e Kosovës ka bërë…

14 minutes ago

Rama appoints Koçiu and Demo to head Tirana’s Socialist Party, minister promises stronger organization of party structures

Asambleja e PS-së solli ndryshime edhe në drejtimin politik të Tiranës, ku Edi Rama caktoi Albana Koçiun dhe Ervin Demon,…

14 minutes ago

Anti-government march reaches Zogu i Zi, roads blocked

Protesta e të rinjve është zhvendosur në zonën e Zogut të Zi, ku vijon marshimi kundër qeverisë. Një prej protestuesve,…

14 minutes ago

Greece: Two 21-year-olds pose as electricity company employees and steal more than 210,000 euros

Dy të rinj, një 21-vjeçar dhe një vajzë e së njëjtës moshë, janë arrestuar në Greqi, pasi dyshohet se mashtronin…

14 minutes ago