Monika Kryemadhi ka folur për akuzat e ditëve të fundit, të publikuara fillimisht nga Top Channel, se ajo ka marrë para ruse nga biznesmenë që sponsorizojnë edhe Vladimir Putinin.
E ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, Kryemadhi i cilësoi akuzat si shpifje dhe falsifikime, për të cilat deklaroi se do të depozitojë kallëzim penal “për shpifje dhe shantazh”.
E pyetur nëse disponon llogari bankare jashtë vendit, Kryemadhi tha se të gjithë paratë e saj dhe të familjes, gjenden në bankën Credins në Shqipëri.
Pjesë nga biseda:
Klodian Tomorri: Pse nuk e keni bërë kallëzimin për shpifje?
Monika Kryemadhi: Do e punojë unë këtë gjë, sepse unë nuk bëj padi copy paste. Do i marr unë emailin Top Channel. Po të jesh pa tru, sigurisht që të përdor Endri Fuga.
Ylli Rakipi: Thua që e ka bërë direkt Endri Fuga këtë punë?
Monika Kryemadhi: Direkt Edi Rama.
Ylli Rakipi: Po ti the njëherë ma ka bërë Veliaj…
Klodian Tomorri: Çfarë informacionesh keni që është përdorur Tal Hanan?
Monika Kryemadhi: Unë nuk flas kot, do t’ja ndjejmë zërin edhe Tal Hanan.
Ylli Rakipi: A keni ju llogari bankare jashtë vendit dhe në offshore?
Monika Kryemadhi: Jo nuk kam asnjë llogari bankare jashtë vendit dhe asnjë biznes. Unë dhe familja i kemi të gjithë llogaritë në bankën Credins. Aty më futet rroga…
Ylli Rakipi: Po kështu të varfër dilni të gjithë ju…
Monika Kryemadhi: Unë nuk jam e varfër zoti Rakipi. Kam një pallat, të ndërtuar me firmën e të treve këta…
Ylli Rakipi: Thoni që këto janë të falsifikuara, a jeni interesuar se kush i ka falsifikuar?
Monika Kryemadhi: Do ta gjejmë edhe këtë.
Ka përfunduar procesi i numërimit të votave nga Greqia për subjektet zgjedhore në katër qarqe kryesisht Kukës, Durrës, Tiranë dhe…
Një delegacion i lartë nga Shqipëria do të marrë pjesë në ceremoninë e përurimit të Atit të Shenjtë, Papa Leoni…
Festivali i 69-të i Këngës në Eurovision po i afrohet finales së madhe në qytetin zviceran të Bazelit. Artistë muzikorë…
Eksperti i integrimit europian, Shenoll Muharremi, ka analizuar deklaratën e presidentit francez Emmanuel Macron për Shqipërinë. Në një postim në…
Qeveria e re e Gjermanisë, e udhëhequr nga Friedrich Merz, duhet të marrë një rol udhëheqës në politikën e Bashkimit…
Forcat ajrore izraelite vranë të paktën 146 palestinezë dhe plagosën shumë të tjerë në sulmet e fundit mbi Gazën gjatë…