shqiperi

A ka frikë Ilir Meta nga drejtësia? Kreu i Partisë së Lirisë: Frikë nga e vërtetat kanë ata që kujtojnë se me deklarata të blera do mund të shkatërrojnë pluralizmin politik

Pas një ndeshjeje në kalçeto në Lezhë, kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, është prononcuar për mediat, ku ka folur sërish për SPAK duke thënë se ‘dëshiron të hyjë në lojë politike’.

Meta tha se ‘ne mbështesim reformën me 140 vota, nuk mbështesim ato institucione që merren me politikë në funksion të Edi Ramës.’

“SPAK-u dëshiron të hyjë në lojë politike, të vijë të garojë si sot u ndeshëm ne këtu në Lezhë. Në rast se dëshiron t’i qëndrojë kushtetutën të bëjë punën e tij, por është shumë larg pritshmërive.

Ne mbështesim reformën me 140 vota, nuk mbështesim ato institucione që merren me politikë në funksion të Edi Ramës. Turp të kenë të gjithë ndërkombëtarët që nuk reagojnë kur Edi Rama urdhëron SPAK dhe jep dhe akuza për Sali Berishën që nuk ka bërë asnjë shkelje ligji, por po izolohet pse Edi Rama terrenet sportive i ktheu në kantiere betoni”, tha ai.

I pyetur nga gazetarët nëse ka frikë nga drejtësia, Meta u shpreh se ‘frikë nga e vërtetat kanë ata që kujtojnë se me deklarata të blera McGonigalësh dhe me fëlliqësira që mbajnë cikma me vete do mund të shkatërrojnë pluralizmin politik’.

“Ilir Meta ka qenë këtu, është këtu dhe do të jetë këtu. Frikë nga e vërtetat kanë ata që kujtojnë se me deklarata të blera McGonigalësh dhe me fëlliqësira që mbajnë cikma me vete do mund të shkatërrojnë pluralizmin politik. Më 27 prill e marrin përgjigjen të gjithë në pallatin e Kongreseve dhe më pas kudo. Rrethimi i vogël i Ilir Metës ka mbaruar, rrethimi i madh ndaj mafias në pushtet sapo ka nisur. Besëlidhja e Lezhës, 2 marsi , janë shtylla e Partisë së Lirisë”, tha Meta.

të fundit

AUDIO/ Salianji publishes recording and accuses Albert Nushi of manipulating protesters

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka publikuar një përgjim që, ngre dyshime për manipulime të kryera nga Albert Nushi,…

7 hours ago

Conceicao rrëfen përvojën në Arabinë Saudite: Shkova për paratë

Sergio Conceicao ka shkaktuar polemika me deklaratat e tij për periudhën e kaluar te Al-Ittihad, duke kritikuar kulturën e punës,…

7 hours ago

AUDIO/ Salianji publikon përgjimin dhe akuzon Albert Nushin për manipulim të protestuesve

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka publikuar një përgjim që, ngre dyshime për manipulime të kryera nga Albert Nushi,…

7 hours ago

Hoffenheim i kushton fitoren ndaj Borussia Monchengladbachut Albian Hajdarit

Hoffenheim mori një fitore të madhe në udhëtim te Borussia Monchengladbach, duke qenë e para këtë edicion si mysafir.Skuadra gjermane…

7 hours ago

Real Madridi mposht bindshëm Sevillan dhe i dërgon sinjal Barcelonës

Real Madridi ka regjistruar një fitore të madhe në shtëpi ndaj Sevillas, në kuadër të xhiros së nëntë në La…

7 hours ago

Milan tense: 160 arrested within four hours, damage and looting in the city center

Të paktën 160 arrestime janë bërë në Milano në katër orët e fundit për incidentet e reja që ndodhën në…

8 hours ago