Ka përfunduar mbledhja e Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste. Pas mbledhjes kreu i PS, Edi Rama tha për gazetarët se kjo mbledhje kishte si qëllim për të vijuar me angazhimet e reja, ku përfshihen edhe balancat gjinore në ato organizata ku ka probleme.
“Shkoi shumë më mirë se sa disa nga kolegët mendonin dhe shpreheshin. Jemi në fazën e dytë, që është faza e angazhimit për anëtarësimet e reja, dhe për adresimin e balancës gjinore, në disa organizata në çdo qark”, tha Rama.
I pyetur nga gazetarët nëse do të ketë ndryshime në parti, Rama theksoi se PS ëhstë këtu sot për shkak se herë pas here ndryshon veten.
“Ndryshimet janë pjesë e jetës së PS, prandaj PS është parti fituese pasi nbdryshoin vetveten. Unë shoh një angazhim pozitiv edhe nga raportimet e sotme, është e qartë që angazhimi është pozitiv. Plus që sistemi ynë është një sistem që ka pasqyra të cilat flasin vetë, dhe nuk është se çfarë raporton njëri apo tjetri”, tha Rama.
Kryeministri Edi Rama, u ndal edhe te arrestimi i Erion Veliajt, teksa tha se kryebashkiaku i Tiranës mbahet në paraburgim…
Është mbyllur java e 17-të në Serie A, me Mërgim Vojvodën që ka shkëlqyer me skuadrën e tij, Komo. Ai…
Ditën e sotme, kryeministri Edi Rama, u pyet nëse Ergys Agasi ka qenë apo jo pjesë e skuadrës së AKSHI-t,…
Pas një periudhe të gjatë heshtjeje pas tragjedisë personale, reperi nga Peja, Gjesti, ka rikthyer aktivitetin e tij në rrjetet…
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po vazhdon me publikimin e rezultateve paraprake nga zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës 2025.…
Ish-kryeministri i vendit Sali Berisha, kryetari i partisë Demokratike, akuzoi nga konferenca e radhës për mediat ditën e sotme, kryeministrin…