shqiperi

80 vjeçe, nënë Qamilja thur çorape për të bërë bukën e gojës: Qaj nga inati, nuk jetohet kështu

Nënë Qamilja është 80 vjeç. Ndonëse krahët i dhembin e sytë i ka të enjtura, nënë Qamilja punon papushuar. Në zonën e ish parkut të autobusëve në Tiranë atë e gjen çdo ditë duke punuar me shtiza çorape leshi, të cilat më pas i shet dhe me ato para siguron paratë që i duhen për ushqim.

Probleme shëndetësore ka pasur shpesh, por kushtet e ekonomike e detyrojnë 80-vjeçaren që prej 4 vitesh, çdo ditë nga që herët mëngjes të dalë në rrugë në mes të diellit e shiut, dhe të punojë.

Të lidhura

None found

Jeta e vështirë dhe vuajtjet që nuk i janë ndarë, e bëjnë nënë Qamilen të përhumbet mes lotëve e kujtimeve të trishta. Për të përfunduar një palë çorape të cilat i shet nga 300-450 lekë nënë Qamilja thotë se i duhen 3 ditë, por jo çdo ditë malli shitet. Ka pasur raste plot kur është kthyer në shtëpi me duart bosh, pa mundur të shesë asgjë .

“Kam katër vite që dal këtu, nga halli jo nga qejfi se po të ishte ashtu dilja në kafe me plakat. Në ditë marr 2000, 3000, deri në 5000 lekë. I mbledh lekët dhe pastaj marr bukën, jo vajin, jo sheqeri, jo kafja. Pleqria i do të gjithë”, shprehet ajo.

Nënë Qamilja jeton së bashku me djalin dhe familjen e tij. Fatkeqësisht dhe nusja e saj është diagnostikuar me kancer dhe ka hequr njërin gji, ndaj dhe problemet e shumta e kanë detyruar të mos mendoj për kufi të moshës apo se e ka lënë fuqia për punë, raporton Report tv.

Me duart që vazhdojnë thurin, si e vetmja mundësi për t’u bërë ballë halleve të familjes, 80 vjeçarja apelon për ndihmë, nga kushdo që ka mundësi.

“Më është mërziut jeta, nuk jetohet më kështu”, përfundon nënë Qamilja.

të fundit

Motra e gjeti prezantuesen Rabia Ahsan të gjakosur pas të shtënave në banesë, arrestohet bashkëshorti

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Pakistanin, ku prezantuesja e njohur televizive Rabia Ahsan, 41 vjeçe, nënë e dy fëmijëve,…

4 minutes ago

Inteligjenca artificiale mund të zhdukë 800 mijë vende pune në Gjermani brenda 15 viteve: “Askush nuk është imun

Rreth 800 mijë vende pune pritet të zhduken në Gjermani gjatë 15 viteve të ardhshme si pasojë e përhapjes së…

4 minutes ago

Kurti i kërkon udhëheqjes së re serbe të pranojë pavarësinë e Kosovës

Kryeministri Albin Kurti tha se udhëheqja e re e Serbisë duhet ta njohë realitetin e shekullit XXI se Kosova është…

9 minutes ago

Safe City” shtrihet edhe në Bllacë; nga gjobat priten rreth 10 milionë euro në vit

Sistemi “Safe City” do të zgjerohet deri në muajin shkurt në të gjithë territorin e vendit, fillimisht në Strumicë, më…

10 minutes ago

Asllani i bashkohet Kosovës në formë të mirë para ndeshjeve me Izraelin dhe Irlandën

Fisnik Asllani i është bashkuar Kombëtares së Kosovës në një moment shumë të mirë të formës - me shpresën që…

10 minutes ago

McAllister raises concerns about Albania in the European Parliament: A technical government could boost confidence in free elections

Situata politike në Shqipëri është diskutuar sot në mbledhjen e Komisionit për Punët e Jashtme të Parlamentit Evropian, ku kreu…

12 minutes ago