Një shqiptar është dënuar me 9 vite burg në Mbretërinë e Bashkuar pasi organizonte kalime me gomone për emigrantët, përfshirë fëmijë të moshës pesë vjeç nga Franca veriore përmes Kanalit të La Mansh-it.
Autori i identifikuar si Mustaf Cunaj, 41 vjeç ishte një ndër personat në Mbretërinë e Bashkuar i cili bashkëpunonte me kontrabandistë që besohet se kishin sjellë rreth 10,000 njerëz në vend, raporton Agjencia Kombëtare e Krimit (NCA).
Ai përdorte pseudonimin ‘John Brown’ për të kontaktuar emigrantët përmes WhatsApp dhe për të rregulluar lëvizjet.
“Kam pesë persona, ata nuk dinë të veshin jelek shpëtimi pasi janë fëmijë të vegjël”.
Hetuesit e lidhën atë me të paktën 31 kalime, duke përfshirë fëmijët deri në pesë vjeç, me çmimet nga 8,000 £ në 7,500 £.
Cunaj u arrestua për herë të parë në tetor 2022 dhe më pas në shtator 2023 duke u akuzuar për veprën penale, kontrabandë e qenieve njerëzore.
Ai fillimisht e mohoi përfshirjen në krimin e imigracionit, duke deklaruar se i vinte anëtarët e familjes në kontakt me të tjerët vetëm nëse ata ishin të interesuar të vinin në Mbretërinë e Bashkuar.
Por ditën e sotme (23 prill) Cunaj në Gjykatën e Kingston Crown pranoi akuzat e ngritura ndaj tij.
Vendimi i Kolegjit Zgjedhor i ka dhënë drejtim sherrit të ditëve të fundit mes dy ish-aleatëve, Adriatik Lapajt dhe Endri…
Janë publikuar këtë të hënë rezultatet për studentet fitues të cilët presupozohet që janë ata ekselentët. 9.7 është mesatarja e…
Bashkitë në vend kanë nisur punën për emërimin e administratorëve dhe drejtorëvë të rinj pas urdhrit që dha kryeministri Edi…
Detaje të reja janë zbardhur nga vrasja e 36-vjeçares shqiptare, Marjola Nakoleci. Mësohet se fëmijët e saj të mitur ndonesë…
Eurovisioni po rikthehet në Vjenë, në tempullin e muzikës klasike, e cila doli më e preferuar ndaj qytetit malor të…
Ministria e Mbrojtjes ka publikuar përditësimin së fundmi mbi situatën e zjarreve në vend. Sipas njoftimit, gjatë 24 orëve të…