Categories: shqiperi

‘500 lekë nafta? Rrisni çmimin e kafes e do ketë protesta!’ Debati, kriza tek dera!

Fëmijët e familjeve shqiptare rriten në kushte jo të mira, e akoma më shumë do të ndikojë rritja e çmimeve. Kështu citonte raporti i fundit i Instat, ç’ka mori vemendjen në ‘Abc e pasdites’. Të ftuarat me moderatorin Ermal Peçi ishin Marsi Simo, Sevim Arbana dhe Xhoi Jakaj të cilat nënvizuan se shqiptarët nuk do të reagojnë pavarësisht rritjeve të çmimeve. Të treja ishin të mendimit se tashmë nuk organizohen më protesta për shkak se shoqëria është indiferente dhe mos gjetjes së zgjidhjeve.

“Fatkeqësia më e madhe e shoqërie është një shoqëri indiferente. Që të reagosh duhet një lloj kulture demokratike dhe një kulturë e përgjithshme qytetare, ne këto na mungojnë. Para disa vitesh bëhëshin disa veta në protesta, por bëheshin ama, sot nuk ka më protesta. Ndërsa Facebook dhe rrjetet sociale gëlojnë, bëhet solidaritet I mahnitshëm dhe ti thua nesër do shpërthej, në realitet nuk ka”, pohoi Sevim Arbana.

Marsi shtoi se bashkë me Sevimin kanë qenë 20 apo 50 veta për të protestuar dhe i kanë thënë me kë parti jeni apo sa lekë keni marrë.

Ermali i pyet nëse të njëjtin qëndrim do të kenë shqiptarët për naftën, gazin etj.

“Unë jam e sigurt që nuk do reagojnë, edhe 500 lekë të shkojë”, tha Sevim.

“S’di kur t’i rritet kafja a do reagojnë apo jo”, tha nga ana tjetër Simo.

Në këtë moment ndërhyri Xhoi Jakaj e cila theksoi se e sheh në një tjetër këndvështrim, jo në atë të mos reagimit, por të mos gjetjes së zgjidhjes.

“Unë dua të shoh në një këndvështrim tjetër… Nuk është se ne nuk reagojmë, pork a vite që nuk gjendet zgjidhje. Ndërgjegja e drejtuesve, politikanëve, shoqatave që u ula në këtë karrige por ti marr 5 prioritet për ti bërë sepse nuk është thënë që të dalësh në shesh dhe u zgjidhën gjërat”, deklaroi Jakaj.

 

të fundit

Zbulohen lidhjet e Arkend Ballës me Troplinët/ Punësimi i deputetit të PS te kompanitë e hetuara nga Antimafia

Një CV minimaliste apo normale për një të ri, i cili në plan të parë, të jep premisat për të…

6 hours ago

Horoskopi 26 qershor, ndryshime të mëdha në rutinën tuaj, çfarë parashikojnë yjet

Dashi Dashuria: Mos i kushtoni shumë vëmendje formës, por mbani në mend substancën, ajo që ju nevojitet është një person…

7 hours ago

Barcelona e ndjek Marcus Rashford, Flick e pëlqen shumë, por marrëveshja mbetet e komplikuar

Pavarësisht se Barcelona është shumë pranë transferimit të Nico Williams nga Athletic Bilbao, trajneri Hansi Flick mbetet një admirues i…

7 hours ago

Berlini ndërpret financimet për OJQ-të në Mesdhe që merren me shpëtimin e emigrantëve

Berlini ka ndaluar financimin për OJQ-të aktive në Detin Mesdhe. Ministria e Jashtme gjermane deklaroi se qeveria “nuk planifikon të…

7 hours ago

Nico Williams drejt Barcelonës është ende në rrugën e duhur – Athletic Bilbao nuk mund ta bllokojë transferimin

Nico Williams është shumë pranë kalimit te Barcelona këtë verë, raporton e përditshmja katalanase Sport. Anësori i Athletic Bilbao ka…

8 hours ago

Arkend Balla deputet, Rama leje ndërtimi për hotel luksoz Visit të Pojës

Nëse do ta lëmë pak mënjanë Arkend Ballën yllin e ri të Partisë Socialiste, e do të mbetemi në të…

8 hours ago