shqiperi

50 vjet nga krijimi, Baza Ajrore e Gjadrit rikthehet në funksion për fluturimin e helikopterëve Black Hawk

Në 50-vjetorin e krijimit të saj, Baza Ajrore e Gjadrit ka rifilluar funksionimin e saj, duke pritur për herë të parë fluturimin e helikopterit të ri UH-60 Black Hawk në pistën e saj, pjesë e modernizimit të Forcës Ajrore Shqiptare.

Gjatë ceremonisë së organizuar për këtë rast, Komandanti i Forcës Ajrore, gjeneral Ferdinant Dimo, theksoi rëndësinë historike të kësaj baze. “Kjo datë shënon krijimin e një prej objekteve më të rëndësishme për mbrojtjen e asaj kohe. Në këtë bazë kanë punuar me përkushtim ushtarakë, pilotë dhe teknikë, duke realizuar detyrat e fluturimit dhe duke shërbyer larg familjeve të tyre për mbrojtjen e vendit. Sot, kur konceptet e sigurisë janë zhvilluar, rivitalizimi i bazës do të ofrojë infrastrukturë të re për trajnimet e ekuipazheve fluturuese të helikopterëve dhe për trajnimin bazik të pilotëve të rinj,” u shpreh gjeneral Dimo.

50 vite me parë, dy pilotë nga aeroporti i Rinasit, Haki Jupasi dhe Serafin Shegani, u ulën për herë të parë në pistën e sapondërtuar të aerodromit të Gjadrit me avionët supersonic MIG-19 dhe MIG-21. Pas 50 vjetësh, kjo bazë është bërë operative për fluturimin e helikopterëve më të rinj dhe më modernë të Forcës Ajrore.

Në ceremoni morën pjesë edhe personeli trajnues amerikan për helikopterët Black Hawk, duke reflektuar bashkëpunimin ndërkombëtar në zhvillimin e kapaciteteve ajrore të vendit.

https://www.facebook.com/share/r/BuqYmQW2wCzZD6rD/

 

të fundit

Horoskopi 15 Janar 2026, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Dashi Dite e mrekullueshme kjo e sotmja për te gjithë ata qe janë ne një lidhje. Do provoni eksperienca te…

5 hours ago

“Me Nuredin Dumanin kishte konflikt personal”, avokati i Altin Ndocit: Kishte marrë kërcënime me jetë, ka prova për këtë

Avoakti i të paraburgosurit Altin Ndoci, i cili u arratis ditën e djeshme nga spitali i Durrësit, Aldo Shkëmbi në…

5 hours ago

Protestat në Iran/ Kush është 26-vjeçari Erfan Soltani, që thuhet se do përballet me ekzekutim

Një i ri i arrestuar në valën aktuale të protestave në Iran është dënuar me vdekje dhe i është thënë…

6 hours ago

Përse Altin Ndoci zgjodhi arratinë? Flet avokati i ‘autorit’ të 4 vrasjeve: Besim tek drejtësia nuk ka

Avokati i të paraburgosurit Altin Ndoci, i cili u arratis ditën e djeshme nga spitali i Durrësit, ka folur për…

6 hours ago

VIDEO/ E paprecedentë, tjetër sherr i futbollistit të Kombëtares me trajnerin për zëvendësimin

Ivan Balliu po kalon një sezon të çuditshëm me Rajo Vajekanon. Hera e dytë që duket se trajneri e surprizon…

6 hours ago

A e përmbyti Porto Romanon hapja e rezervuarve të kodrave?! Si u la në mëshirë të fatit sistemi ujor

Banorët e Porto Romanos pretendojnë se përmbytja ndodhi shumë shpejt, brenda një harku prej 20 minutash. Sipas tyre ka pasur…

7 hours ago