Categories: kosovëshqiperisport

5-vjetori i pranimit në UEFA, Duka uron Kosovën

Plot 5 vite më parë, në kongresin e 40-ë të UEFA-s, u pranua si anëtare e komunitetit më të madh të futbollit në Europë edhe Kosova, e cila që atëherë ka bërë përfaqësim dinjitoz në garat ku ka marrë pjesë dhe ishte shumë pranë edhe një bilete për në Euro 2020.

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka ishte një nga ata që bashkë me kreun e atëhershëm të FFK-së, të ndjerin Fadil Vokrri, punuan më shumë për për këtë arritje, dhe sot nuk ngurron të urojë krerët e futbollit në Kosovë, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.

Kreu i FSHF-së e quajti ditën e sotme si historike për futbollin në Kosovë dhe u shpreh krenar që përfaqësuesja Dardane ia ka dalë të bëjë shumë mirë në përfaqësimet e saj në arenën ndërkombëtare.

Ja reagimi i plotë i Armando Dukës:
Sot është një datë historike për futbollin kosovar dhe Federatën e Futbollit të Kosovës. 5 vite më parë Kosova u pranua si anëtare me të drejta të plota në UEFA gjatë Kongresit të 40-të, duke shënuar kështu një arritje të madhe në arenën ndërkombëtare.

Dua të shpreh urimet më të sinqerta për FFK-në, presidentin Agim Ademi dhe të gjithë aktorët e futbollit në Kosovë në këtë përvjetor të pestë.
Ndihem mirë teksa shoh që futbolli kosovar ka bërë hapa të mëdha përpara, duke u rritur dhe duke u përfaqësuar gjithmonë e më mirë edhe ndërkombëtarisht.

Federata Shqiptare e Futbollit është krenare për kontributin që ka dhënë në këtë proces historik dhe do të vazhdojë të bashkëpunojë ngushtë me vëllezërit tanë të FFK për të çuar përpara projekte të mëdha në të mirë të futbollit.

Falënderim e mirënjohje përjetë edhe për ish-presidentin e ndjerë të FFK, legjendën Fadil Vokrri, pa kontributin e të cilit kjo ngjarje historike do të ishte e pamundur. Urime edhe një herë Federatës së Futbollit të Kosovës në këtë ditë të shënuar!

të fundit

Dosja e AKSHI-t/ Zbardhen bisedat mes Ergys Agasit dhe Ermal Beqirit: I sistemoj unë gjonat pam pam pam, për Ilir Beqajn do…

Në dosjen e Agjencisë Kombëtare të Shërbimit të Informacionit (AKSHI) që po hetohet nga Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion, janë edhe…

10 minutes ago

Prefektja e Shkodrës bëhet lëmsh me urimin për Krishtlindjen, gazetarët i kujtojnë që është Live (VIDEO)

Ditën e sotme, të gjithë zyrtarët qendror dhe lokal kanë zgjedhur kishat e qytetit të tyre për të uruar besimtarët…

36 minutes ago

Plagosi një shtetas dhe u arratis nga vendngjarja, arrestohet i riu në Tiranë

Një 33-vjeçar i identifikuar me inicialet R.B. është arrestuar nga policia e kryeqytetit. Mësohet se i riu, gjatë një konflikti…

48 minutes ago

Goli i shënuar e bëri protagonist, projektohet rol kryesor për Armando Brojën

Goli i shënuar nga Armando Broja në ndeshjen ndaj Bornmuthit, ka qenë i rëndësishëm për ekipin e Bërnlit që të…

1 hour ago

Përdorën karburantin e punës në shkelje, pezullohen nga detyra tre punonjës së Bashkisë Vlorë

Tre punonjës të Bashkisë së Vlorës, janë pezulluar nga detyra që prej datës 19 dhjetor 2025, pasi dyshohet se, në…

2 hours ago

Zbardhet dëshmia e vartëses së Ballukut: Firmosa nën trysni, SPAK: Zv.kryeministrja e frikësoi

Vartësja e Belinda Ballukut, rrëfeu para prokurorëve të posacëm se është detyruar nga ish-kreu i ARRSH Evis Berberi, që të…

2 hours ago