shqiperi

5.7 mln euro të padeklaruara, Prokuroria e Tiranës dërgon për gjykim 15 call center, 9 italianë e 4 shqiptarë

9 italianë dhe 2 shqiptarë, administratorë të 15 shoqërive tregtare call center janë dërguar për gjykim pasi nuk deklaruan 5.7 milionë euro.

Ata kanë qarkulluar vlera monetare të cilat nuk janë raportuar si e ardhur në organet tatimore duke shmangur kështu dhe përllogaritjen dhe pagimin e detyrimeve tatimore.

Prokuroria bën me dije se 9 italianët dhe 4 shqiptarët që janë dërguar për gjykim identifikuar janë: Armand Luga, Lorenc Skenderasi, Fjorel Luga, Ismail Mici, Benedetto Messina, Davide Armanno, Davide Odman, Giuseppe Tortorici, Luca Falsone, Mattia Falsone, Maurizio Glacalone, Ana Aurelia dhe I.M..  Ata akuzohen për veprat penale të “Fshehjes së të ardhurave” dhe “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose të veprimtarisë kriminale”.

Njoftimi i Prokurorisë

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë ka regjistruar P.p.nr.3230 viti 2022 për veprën penale të “Mashtrimit kompjuterik” dhe “Fshehjes së të ardhurave” parashikuar nga neni 143/b e 180 i K.Penal.

Në vijim të veprimeve hetimore në kuadër të këtij procedimi penal, janë referuar materiale në lidhje me veprimtarinë e paligjshme të disa subjekteve me aktivitet në fushën e Call Center nga ana e policisë gjyqësore të Sektorit të Hetimit Tatimore pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve të cilat nga informacioni i dërguar nga të dhënat e tyre, janë evidentuar me aktivitet të dyshimtë.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se në llogaritë bankare të subjekteve të mëposhtme me fushë operimi Call Center:

VIBEMEDIA shpk; FS EUROPEAN BROKER shpk; IMPORT DATA shpk; SOCIAL MEDIA PARTNERS MG shpk; BUSINESS BROKER UNLIMITED shpk; FINANCIAL CAPTION INTERNATIONAL shpk; SMARTCALL ITALIA shpk; STARHUB ALBANIA shpk; BALKAN MARKETING SERVICE shpk; ITALIA NETËORK MARKETING shpk; BOOM BOOM NETËORK; MARKETING UNLIMITED; ALBANIA APP DEVELOPMENT; “LAURENZI GROUP” Dsh; dhe “COMMERCIAL PHANTOM” Shpk.

Janë transferuar vlera të konsiderueshme monetare të cilat më pas janë tërhequr kesh duke iu fshehur destinacioni perfundimtar.

Nga analizimi i gjithë veprimeve hetimore, rezultoi se administratorët e subjekteve Call Center shqiptarë dhe të huaj kanë vepruar në kundërshtim me ligjin. Subjektet Call Center të sipërcituar kanë qarkulluar vlera monetare të cilat nuk janë raportuar si e ardhur në organet tatimore duke shmangur kështu dhe përllogaritjen dhe pagimin e detyrimeve tatimore.

Transfertat bankare të këtyre shumave në llogaritë dhe në favor të këtyre subjekteve Call Center, tërheqjet më pas në sasi të mëdha vlerash monetare në kesh, qarkullimi i tyre jashtë sistemit bankar dhe mosraportimi i këtyre të ardhurave në organet e kontrollit të ligjshmërisë së këtyre veprimtarive, krijojnë dyshimin e arsyeshëm të kemi një qarkullim të pasurive me qëllim mbulimin e prejardhjes, natyrës së vërtetë, burimit, fshehjen e destinacionit, fitimit të pasurisë në mënyrë të paligjshme duke i bërë kështu subjekte të figurës së veprës penale të “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose të veprimtarisë kriminale” të parashikuar nga neni 287/2 i K.Penal.

Gjithashtu, me veprimet e tyre shtetasit e sipërpëmendur ka rezultuar të jenë personat që kanë bashkëpunuar duke luajtur secili nga një rol bashkëpunëtori për të krijuar dhe funksionuar realisht një skemë me veprimtari ekonomike të kundraligjshme duke qenë kështu të dyshuar në lidhje me konsumimin e elementëve të figurës së veprave penale “Fshehje e të ardhurave” parashikuar nga neni 180 i Kodit Penal.

Për këtë arsye, nga hetimet në bashkëpunim në Sektorin e Hetimit Tatimor në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve, u morën të pandehur dhe u dërguan për gjykim për veprën penale të “Fshehjes së të ardhurave” dhe “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose të veprimtarisë kriminale” të parashikuar nga nenet 180/3 dhe 287/2 i K.penal shtetasit shqiptarë dhe të huaj: F.L., L.S., A.L., M.G. I.M., L.F., G.T., D.A., M.F., D.O., B.M., M.L., dhe A.S.

Shuma totale e transaksioneve bankare të ardhura në llogaritë e kompanive më sipër dhe të padeklaruara është në total në vlerën €5,799,010(euro).

lajmi në përditësim…

të fundit

Tjetër ngjarje tronditëse në Vlorë, një grua hidhet nga pallati dhe ndërron jetë

Një tjetër ngjarje e rëndë është regjistruar në qytetin bregdetar të Vlorës, ku një grua është hedhur nga ballkoni i…

4 minutes ago

Ngjarje e rëndë në Vlorë, fëmija bie nga lartësia në zonën e Lungomares, dërgohet me urgjencë në spital

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e kësaj të enjteje në zonën e Lungomares. Sipas raportimeve, një fëmijë ka…

46 minutes ago

Serbia dënon vendimin e Kosovës për moscertifikimin e Listës Serbe për zgjedhjet lokale

Serbia e ka dënuar “fuqishëm” vendimin e Komisionit Qendror Zgjedhor të Kosovës për moscertifikimin e partisë më të madhe të…

1 hour ago

Mungon vetëm zyrtarizimi, Asllani përfundon vizitat mjekësore te Torino

Kristjan Asllani është praktikisht një lojtar i ri i Torinos. Mesfushori shqiptar, i lindur në vitin 2002, ka përfunduar vizitat…

1 hour ago

Tre kushtet e Putinit për paqen në Ukrainë! Nëse Kievi refuzon, lufta vazhdon

Kërkesat e presidentit rus Vladimir Putin për një zgjidhje të mundshme të konfliktit në Ukrainë janë zbuluar nga agjencia Reuters,…

2 hours ago

Silvinjo e do te Kombëtarja, por klubi gjerman e përjashton nga skuadra

Nelson Vaiper po përballet me një periudhë të pakëndshme në karrierën e tij. Pas një sezoni pozitiv me Mainz në…

2 hours ago