shqiperi

41-vjeçari qëllohet 27 herë me thikë në mes të ditës në një lokal Bllok, ngjarja fshihet nga policia

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur 3 ditë më parë në një nga lokalet e Bllokut, ku një 41-vjeçar është masakruar me thikë duke u qëlluar 27 herë nga dy persona të paidentifikuar.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:00 të drekës të së shtunës, ku 41-vjeçari E.Dorzi është qëlluar disa herë me thikë dhe dyshohet se është qëlluar rreth 27 herë me thikë brenda lokalit ku ndodhej.

Të lidhura

None found

41-vjeçari ndodhet në spitalin e Traumës në gjendje kritike dhe sipas familjarëve ka 27 plagë në trup të shkaktuara nga goditjet me thikë dhe rrezikon që të paralizohet, pasi nuk i lëviz dot këmbët dhe duart.

Familjarët kanë bërë kallëzim në komisariatin 2 të policisë, janë dhënë deklaratat në polici, por edhe pse ka tre ditë nga ngjarja policia e Tiranës nuk ka dhënë asnjë njoftim për ngjarjen, për rrethanat dhe shkaqet e saj.

Sipas të plagosurit dy persona i janë afruar në tavolinë si miq dhe më pas e kanë qëlluar me thikë.

Ende nuk dihen shkaqet e konfliktit dhe 41 vjeçari deklaron se nuk ka konflikt me njeri./BW/

të fundit

Trajneri i Meksikës tregon strategjinë për të ndalur yllin e Anglisë: Harry Kane s’duhet lënë i lirë

Harry Kane mbetet një nga temat kryesore para ndeshjes së 1/8 së finales në Kupën e Botës kundër Meksikës. Trajneri…

2 minutes ago

Hije dyshimesh për Nigel Farage, media britanike: “Babai i Brexit” mori përfitime financiare nga një i dënuar në SHBA

The Sunday Times e Londrës raportoi këtë të diel se Nigel Farage, i konsideruar si ideatori dhe frymëzuesi i Brexit…

7 minutes ago

KFOR realizon ushtrime me helikopterë në Prishtinë për të shtuar gatishmërinë operacionale

Karabinierët italianë dhe ushtarët çekë të caktuar në Njësinë e Specializuar Shumëkombëshe (MSU), në kuadër të misionit të KFOR-it të…

19 minutes ago

Goditet një rast i dyshuar kriminal në Vaun e Dejës, vihet në pranga 38-vjeçari Euglen Buraku me minë me telekomandë

Policia e Shkodrës ka parandaluar një ngjarje të mundshme kriminale në Vaun e Dejës, duke arrestuar një 38-vjeçar që transportonte…

23 minutes ago

Court releases arrested protesters – Two people under house arrest, others placed under reporting obligation and charges dropped! Citizens chant: Victory!

Gjykata ka dhënë pasditen e sotme vendimin për 19 qytetarët dhe djemtë e arrestuar gjatë protestës masive kundër qeverisë. Pas…

28 minutes ago

Fire in an olive grove in Fier, firefighters respond in Drizë

Një sipërfaqe me ullishte është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në Drizë të bashkisë Fier. Pas njoftimit nga banorët,…

29 minutes ago