shqiperi

3 të vrarë e 2 të plagosur në Deçan të Kosovës, reagon Meta: Jam i tronditur!

Një tragjedi e vërtetë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Deçan të Kosovës ku kanë humbur jetën 3 persona, dhe 2 të plagosur.

Presidenti Ilir Meta ka reaguar lidhur me ngjarjen e rëndë ku është qëlluar me armë drejt një autobusi me nxënës dhe si pasojë kanë ndërruar jetë 3 persona.

“Thellësisht i tronditur nga akti kriminal në Gllogjan të Deçanit, ku sipas të dhënave paraprake raportohet për tre humbje jete dhe një të plagosur.

Ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta dhe solidaritetin e plotë familjeve të të vrarëve dhe të gjithë popullit të Kosovës, duke bashkëndarë me ta dhembjen e madhe për këtë ngjarje shumë të rëndë.

Të lënduarit i uroj shërim sa më të shpejtë dhe përgëzoj ekipet mjekësore për përkushtimin dhe profesionalizmin, që po dëshmojnë!

Kam besimin e plotë se institucionet përgjegjëse dhe drejtësia në Republikën e Kosovës do të zbulojnë sa më parët autorët, që meritojnë ndëshkimin më të ashpër ligjor”, shkruan Meta. /albeu.com/

të fundit

Petro Koçi shpërthen keq ndaj Zegjinesë së Belës: Ne jemi parti serioze, nuk është ky imazhi i Partisë Socialiste

Petro Koçi, vendosi të tërhiqej nga gara për deputet, pas urdhrit të Edi Ramës se do të futeshin në listë…

10 minutes ago

Vala e të nxehtit afrikan/ Meteorologia zbulon si do jetë java e fundit e qershorit

Meteorologia e njohur Lahjda Porja, në lidhjen direkte me “Vila 24”, bëri të ditur se; java e fundit e qershorit…

37 minutes ago

Jorida Tabaku: Ta harrojnë se zgjedhjet janë një kapitull i mbyllur, presim misionin faktmbledhës nga KE

Në një intervistë për A2 CNN, Jorida Tabaku, konferencën e 19-të të Komiteti të Stabilizim Asocimit Shqipëri-Bashkimi Evropian që u…

50 minutes ago

Kryebashkiakja e Roskovecit, Majlinda Bufi paraqitet në SPAK

Këtë të hënë, kryetarja e Bashkisë së Roskovecit, Majlinda Bufi, është paraqitur në ambientet e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit…

57 minutes ago

Lufta për pushtet/ “Konti” i Elbasanit, krim dhe ndëshkim: Hakmarrja e Erion Alibejt

Lufta për territor, influencë e pushtet, orienton krimin drejt përdorimit të armëve. Shpesh përdor intrigat për të dominuar qytetin dhe…

1 hour ago

Zjarr masiv në fushën e mbetjeve në Kukës, shtëllunga të mëdha tymi “pushtojnë” zonën (VIDEO)

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë vendgrumbullimin e mbetjeve urbane në lagjen Myq-Mamëz të qytetit të Kukësit. Flakët…

2 hours ago