shqiperi

21 janari/ A e ka dorëzuar Ndrea Prendi, Sali Berishën te prokurorët e SPAK?! Ish-shefi Gardës së Republikës ka rrëfyer kush dha urdhrin për vrasjet

Hetimet për 21 Janarin pas vendimit të Gjykatës së Lartë i kanë kaluar Prokurorisë së Posaçme SPAK dhe pas thirrjes së ish- Kreut të Gardës Ndrea Prendi, janë konfirmuar zyrtarisht që kanë nisur si hetime.

Sipas burimeve që lidhen me hetimet e 21 Janarit, plani i hetimit të prokurorëve të SPAK është përqëndruar kryesisht në dhënien e urdhërit për të hapur zjarr gjatë zhvillimit të tubimit, ku mbeten 4 të vrarë.

Të lidhura

None found

Gjatë seancës së thirrjes së Ndrea Prendit, sipas burimeve të Lexo.al bëhet e ditur se ish-Kreu i Gardës është pyetur se ku është bazuar për të dhënë urdhërin që Garda e Republikës të hapi zjarr.

Prendi është përgjigjur se urdhri është bazuar nga orientimi që është dhënë nga truprojat e Kryeministrit në Kryeministri, referuar komunikimeve gjatë rrethanave të veçanta të ndodhura atë ditë.

Prendi ka deponuar se Kryeministri ka dhënë një komunikim për kundërpërgjigje ndaj protestuesve, edhe pse nuk ka pasur asnjë tagër fuqiplotë lidhur me dhënien e urdhërit ndaj një institucioni të konsideruar sipas Kushtetutës të pavarur.

Kujtojmë se në 23 Korrik në Prokurorinë e Posaçme në Tiranë është pyetur për rreth 3 orë e 30 minuta një prej protagonistëve kryesorë, ish-kreu i Gardës në janarin e vitit 2011, Ndrea Prendi.

Ndrea Prendi, për të cilin është vërtetuar me vendim gjykate se me armën e shtetit i ka marrë jetën të paktën njërit prej të vrarëve Faik Myrtajt./Lexo.al

të fundit

Halilaj criticizes calls against Gërvalla after the murder of Arlinda Zekaj: Prosecutors and judges were inherited from the “Pronto clan

Avokati Gazmend Halilaj ka reaguar lidhur me rastin e Arlinda Zekajt, duke kritikuar kërkesat për llogaridhënie dhe përgjegjësi ndaj ministres…

1 minute ago

Ukraina dyshohet se ndali sulmet ndaj rafinerive ruse pas trysnisë së Trumpit

Ukraina dyshohet se ka pezulluar përkohësisht sulmet ndaj rafinerive të naftës në Rusi, pas presionit diplomatik nga administrata amerikane e…

1 minute ago

Xi Jinping largon 33 zyrtarë të lartë nga Partia Komuniste e Kinës

Xi Jinping po kryen një spastrim të niveleve të larta të Partisë Komuniste të Kinës, me 33 zyrtarë të lartë…

2 minutes ago

Studentët refuzojnë dialogun dhe i kërkojnë dorëheqjen, Rama vendos sërish para kryeministrisë tavolinën prej guri

Protesta e studentëve dhe qytetarëve kundër qeverisë vijon këtë të premte në ditën e saj të 18-të. Pavarësisht thirrjeve të…

4 minutes ago

Java e 12-të e Superligës së Kosovës hapet sot me përballjen Ballkani–Drenica

Albi Mall Superliga e Kosovës rikthehet sot (e premte) me ndeshjen e vetme të ditës, ku Ballkani e pret Drenicën…

14 minutes ago

BIRN: Drafti i ri për Investimet nuk i shmang privilegjet për “miqtë e pushtetit”! BE e ka kritikuar si ligj favorizues për një grup njerëzish afër qeverisë

Projektligji i ri për Investimet, që shfuqizon ligjin kontrovers të investimeve strategjike, kritikohet se ruan në thelb të njëjtat mekanizma…

15 minutes ago