Categories: shqiperi

16 muaj burg, ish-kreu i Bashkisë Has apelon vendimin e GJKKO-së

Adem Lala, ish kreu i bashkisë së Hasit ka ankimuar vendimin e dhënë nga Gjykata e Shkallës së Parë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Lala e ka depozituar apelin në datë 17 mars.

Shorti për shqyrtimin e kësaj çështjeje i ka rënë gjyqtares Albana Boksi, por për shkak se kjo e fundit u caktua nga KLGJ, si anëtare e e Gjykatës së Lartë, pritet që të hidhet një short tjetër për caktimin e një gjyqtari tjetër.

Kujtojmë se rreth një muaj më parë Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dënoi me 1 vit e 4 muaj burg ish-kryetarin e Bashkisë Has, Adem Lala.

SPAK ngriti ndaj Lalës akuzën për “shpërdorim detyre”. Ai qe akuzuar për përfshirje në privatizimin në mënyrë të padrejtë të një aseti publik të Bashkisë Has gjatë periudhës kur ushtronte detyrën.

të fundit

Emigrantët kthehen për festa/ Fluks në pikën kufitare të Kakavijës, pala greke punon me pak sportele

Festat e fundvitit kanë shtuar ndjeshëm numrin e hyrje-daljeve në pikën kufitare të Kakavijës, duke krijuar radhë të gjata pritjeje,…

17 minutes ago

Erion Veliaj uron nga burgu Krishtlindjen: Drita gjithmonë fiton mbi errësirën, shpresa lind edhe në momentet më të vështira

Me anë të një postimi në "Instagram", kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka uruar nga burgu të gjithë…

45 minutes ago

E rëndë në Kavajë/ Plagoset pronari i një agjencie udhëtimesh (EMRI)

Pak minuta më parë, një plagosje me mjet prerws (thikë) ka ndodhur në lagjen nr 2 në Kavajë. Mësohet se…

1 hour ago

Aksion i policisë në Shkodër, arrestohet 25-vjeçari, shpallet në kërkim një tjetër

Policia e Shkodrës, ka arrestuar një 25-vjeçar dhe ka shpallur në kërkim një 39-vjeçar, të akuzuar të dy për vjedhje…

1 hour ago

Prej një muaji Rruga e Kombit e mbuluar nga mjegulla

Prej gati një muaji, segmenti Kukës- Tunel i Kalimashit, në Rrugën e Kombit, vijon të jetë i mbuluar nga mjegulla…

2 hours ago

Donald Trump uron Krishtlindjen: Gëzuar të gjithë, përfshirë dhe fundërrinat e së majtës radikale që po përpiqen të na shkatërrojnë

Në një postim në rrjetin social Truth, Presidenti amerikan Donald Trump, shfrytëzoi sezonin e festave për të përcjellë urime për…

2 hours ago