showbiz

ZYRTARE/ Justin Bieber, Sabrina Carpenter dhe Karol G kryesojnë Coachella 2026

Festivali ikonë Coachella ka zbuluar listën e artistëve për edicionin e vitit 2026, që do të mbahet në Indio, Kaliforni, gjatë fundjavave të 10–12 prill dhe 17–19 prill.

Artistët kryesorë të këtij viti do të jenë Sabrina Carpenter, Justin Bieber dhe Karol G.

Të lidhura

None found

Carpenter, 26 vjeç, do të hapë festivalin më 10 dhe 17 prill. Ajo kthehet si kryesuese pas suksesit të këngës “Espresso” dhe publikimit të albumit të saj të fundit “Man’s Best Friend”.

Justin Bieber, 31 vjeç, do të performojë më 11 dhe 18 prill, duke sjellë këngët nga albumet e tij të reja “Swag” dhe “Swag II”. Ndërsa Karol G, fituese e një çmimi Grammy në vitin 2024, do të ngjitet në skenë më 12 dhe 19 prill, pas albumit të saj të fundit “Tropicoqueta”.

Përveç emrave kryesorë, line-up përfshin edhe artistë si: The Strokes, Nine Inch Noize, David Byrne, Iggy Pop, Addison Rae, Sexyy Redd, Teddy Swims, Moby, Kaskade, Major Lazer, FKA Twigs, PinkPantheress, BIGBANG, the xx, KATSEYE, SOMBR dhe shumë të tjerë.

Biletat do të dalin në shitje të premten, më 19 shtator, në orën 11:00 të mëngjesit me orën lokale. Organizatorët kanë bërë thirrje për regjistrim të hershëm për të pasur akses të garantuar.

Coachella mbetet një nga festivalet më të rëndësishëm të muzikës në botë, ku çdo vit debutojnë artistë të rinj dhe rikthehen yje të mëdhenj për performanca spektakolare në shkretëtirën kaliforniane.

të fundit

Asistimi i Rrahmanit nuk mjafton, Napoli mposhtet nga Como në “Maradona

Amir Rrahmani ka regjistruar një asistim në humbjen e Napolit ndaj Comos, me skuadrën nga mysafire që triumfoi 2-1 të…

12 minutes ago

Divjaka proteston për natën e 31-të: Nuk pranojmë bashkimin me Lushnjen

Qytetarët e Divjakës janë grumbulluar për të 31-tën natë radhazi në sheshin kryesor të qytetit për të kundërshtuar propozimin e…

12 minutes ago

25 vjet nga 11 Shtatori, Trump mungon në ceremoninë në Nju Jork: Do të jem në Pentagon

Presidenti amerikan Donald Trump do të marrë pjesë në ceremoninë përkujtimore në Pentagon, në 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11…

12 minutes ago

Interi mposht Cagliarin dhe regjistron suksesin e dytë, vendos Calhanoglu

Interi ka vazhduar me fitore sezonin e ri në Serie A, pasi të dielën mbrëma triumfoi si mysafir ndaj Cagliarit…

24 minutes ago

The 92nd protest ends, citizens warn of an even larger return tomorrow

Ka përfunduar aksioni i sotëm politik me mbylljen e protestës së 92-të radhazi, e cila u kurorëzua me rikthimin e…

28 minutes ago

Murder investigation launched after newborn’s death in Sheffield, seven people arrested

Një foshnjë e porsalindur ka humbur jetën në Sheffield të Anglisë, ndërsa policia ka nisur një hetim për vrasje dhe…

29 minutes ago