showbiz

Zhgënjehet Dua Lipa, mbetet jashtë nominimeve të “Oscars 2024” për kolonën zanore të filmit “Barbie”

Të gjithë prisnin që artistja shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa, të merrte një nominim për çmimin “Kënga më e mirë origjinale” në “Oscars 2024” për interpretimin e kolonës zanore të filmit “Barbie”, “Dance The Night”.

Megjithatë, lista e nominimeve që u publikua të martën tregoi një mungesë të papritur. Këngëtarja dhe kënga e saj e famshme nuk u gjendën në listën e të nominuarve, duke lënë kështu fansat dhe kritikët e filmit në habi.

Artikulli i revistës Vogue theksonte mungesën e Lipës si një nga zhgënjimet më të mëdha të këtij viti, veçanërisht pasi kënga u konsiderua si një nga më të kapshmet e filmit hit “Barbie”.

Përveç saj, edhe Olivia Rodrigo u la jashtë me këngën e saj “Can’t Catch Me Now” nga filmi “The Hunger Games: The Ballad of Songbirds and Snakes”, duke shënuar një tjetër befasi në nominimet e sivjetme për “Oscars”.

Në anën tjetër, filmi “Barbie” mori disa nominime, duke përfshirë atë për filmin më të mirë, aktorin më të mirë në rol dytësor (Ryan Gosling), skenarin më të mirë të përshtatur, dhe dy këngë origjinale të tjera.

Greta Gerwig, regjisorja e filmit, dhe aktorja në rol kryesor, Margot Robbie nuk u nominuan për kategoritë përkatëse, “Regjisori/ja e mirë” dhe “Aktorja më e mirë në rol kryesor”, duke shtuar emra të tjerë në listën e zhgënjimeve.

të fundit

Rritet bilanci i viktimave, 34 të vdekur nga stuhia vdekjeprurëse “Fern” në SHBA

Numri i personave që kanë humbur jetën si pasojë e stuhisë së fuqishme dimërore “Fern” në Shtetet e Bashkuara është…

29 minutes ago

U ekstradua nga Zvicra pasi akuzohej si bashkëpunëtor në planifikimin e vrasjes së vëllezërve Bami, ky është 37-vjeçari Jozi Kraja

Një 37-vjeçar shqiptar i akuzuar si pjesëtar i një grupi kriminal është ekstraduar nga Zvicra. Siç bën me dije Interpol…

38 minutes ago

Aksident në aksin Elbasan-Peqin, makina merr përpara motorin

Një aksident është regjistruar këtë pasdite në aksin Elbasan-Peqin , pranë fshatit me emrin Paulesh. Ku një makinë ka përplasur…

49 minutes ago

Maqedonia këtë vit do të blejë 42 “Stryker” nga SHBA-të

Ministri i Mbrojtjes Vllado Misajlovski tha se 42 automjete luftarake Stryker duhet të mbërrijnë në vend këtë vit, si pjesë…

53 minutes ago

Nicole Kidman dhe Dua Lipa tërheqin vëmendjen në sfilatën Chanel në Paris

Nicole Kidman dhe Dua Lipa ishin ndër yjet kryesorë që spikaten në sfilatën pranverë/verë 2026 të Chanel Haute Couture gjatë…

1 hour ago

Spanja “noton” kundër rrymës Europiane, miraton dekretin për të legalizuar 500 mijë emigrantë pa dokumente

Teksa pjesa më e madhe e Evropës është duke u mbizotëruar nga politikat anti-emigrim, qeveria e koalicionit e udhëhequr nga…

1 hour ago