Viola Valentino këngëtarja e njohur italiane ka braktisur vendlindjen për ta zhvendosur jetën e saj në Shqipëri, pikërisht në Durrës bashkë me bashkëshortin e saj Francesco Mango i cili madje ka bërë një gjest shumë të veçantë një tatuazh me shqiponjë në trupin e tij duke mos e fshehur aspak dashurinë për vendin tonë.
Marrëdhënia e tyre, siç tregon vetë çifti është shumë e bukur, pavarësisht diferencës së moshës prej 20 viteve që kanë.
Viola, në studion e Vizionit të Pasdites , u shpreh se 20 vitë diferencë nuk janë shumë, teksa e vendosi theksin se përse kjo duhej parë me paragjykim kur në lidhje është vajza më e madhe dhe jo kur është djali.
“Nuk është shumë i ëmbël, nuk është shumë romantik. Është polemik.
Ne grindemi shpesh, por në Itali është një fjalë e urtë që thotë dashuria nuk është e bukur nëse nuk ka zënka.
Nuk ka pasur komente shumë negative, sepse në botën ku jetoj unë nuk ndihen këto probleme. Unë një gjë nuk e kuptoj, kur një burrë 40 vjeç lidhet me një vajzë 20 vjeçe atëhere është çdo gjë mirë, nëse një grua 40 vjeç lidhet me një djalë 20 vjeç kjo nuk është e pranueshme. Dua të di përse nuk është e mundur?”, tha këngëtarja Viola Valentino.
Dashi Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill Në marrëdhëniet tuaja sot, mund të ndiheni të ndarë mes dëshirës…
Është publikuar edhe një klip me disa nga momentet në mes të Elijona Binakajt dhe Klodian Mihajt. Sërish u diskutua…
Kryetari i "Lëvizja Bashkë", Arlind Qori, gjatë një prononcimi për emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, deklaroi se me vizitën…
Kryeministri Edi Rama u mburr sot se ishte i ftuar të mbante një fjalim në parlamentin izraelit, madje duke e…
Alba është e vendosur në dashurinë e saj ndaj Limit. Aq shumë, sa ajo e pranon se vetëm Limi ka…
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se avancimi i Projektligjit për vlerësimin e diskriminimit në Luginë të Preshevës dërgon mesazhin…