Teksa ishte i ftuar në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, Zebervoki ka reaguar lidhur me largimin e tij nga Policia e Shtetit, duke sqaruar se vendimi nuk kishte lidhje me zhvillimet politike apo situatën aktuale në vend.
Ai tha se largimi ishte një zgjedhje personale, e lidhur me dëshirën për t’i kushtuar më shumë kohë projekteve të tij.
None found
“Unë mora një vendim që nuk kishte të bënte fare me situatën që po ndodh në Shqipëri. Ishte diçka që lidhej me një zgjedhje timen dhe me dëshirën për t’u fokusuar te projektet e mia”, u shpreh Zebervoki.
Ai tregoi se pas njoftimit për largimin e tij, në media u publikuan tituj ku cilësohej si “hero i popullit”, por tha se nuk ndihej mirë me këtë perceptim.
“Pasi bëra statusin, më kishin dedikuar tituj, ‘heroi i popullit’ e të tjera. Kjo nuk më pëlqeu, sepse isha i qartë në statusin tim se pse e mora atë vendim”, deklaroi ai.
Zebervoki theksoi se arsyeja e vërtetë e largimit do të mbetet private dhe se në të ardhmen dëshiron të fokusohet te projektet artistike.
“Vendimin tim publiku nuk do ta marrë vesh, dua ta mbaj për vete. Nga unë në vazhdim do të bëj publike vetëm projektet artistike, nuk dua të bëhem pjesë e titujve të tillë”, tha ai.
Ai shtoi se nuk e ka ndjerë veten pjesë të kauzave apo interpretimeve që iu dhanë largimit të tij nga policia.
Tensionet para Ministrisë së Arsimit, policia hedh ujë me presion në drejtim të protestuesve [...]Read More...
Protestë prej disa orësh para Ministrisë së Arsimit, nis marshimi drejt Kryeministrisë [...]Read More...
Mbrojtësi boshnjak, Aleksandar Jovicic, u vlerësua me çmimin “Lojtari i Ndeshjes” në sfidën Laçi – Partizani, të fituar 1 -…
Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë pretendon se kryeministri Hristijan Mickoski ka marrë vendimin për hyrjen e Alta Bankës në tregun maqedonas…
Tirana mposhti Teutën në “Selman Stërmasi”, për llogari të javës së 11-të të “Abissnet Superiore” [...]Read More...
Situata para Ministrisë së Arsimit është tensionuar, ku efektivët e policisë kanë përdorur autobotin me ujë me presion në drejtim…