Ylli i muzikës pop Dua Lipa mori vëmendjen me paraqitjen e saj në tapetin e kuq të Grammys e më pas me performancën elektrizuese në skenë.
Por një detaj jo i vogël në look-un e saj ishte varësja me dy peshq që ‘puthen’ në një safir. Varësja është nga kolesioni Tiffany High Jewelry Pisces.
Marka e famshme shpjegon se safiri i papërpunuar është mbi 23 karatë. Janë dashur 1017 orë për punimin e varëses me platin dhe ar 18 karatë. Varësja përmban safirë shumë të rrallë si Umba dhe padparadscha. Veç tyre, varësja përmban edhe safirë portokalli, rubelitë dhe diamante. Ekspertët e vlerësojnë këtë varëse të paktën 10 milionë dollarë.
Këngëtarja me origjinë shqiptare do të performojë në Pula Arena më 8 dhe 9 qershor. Pula Arena do të presë disa emra të tjerë të mëdhenj të muzikës këtë vit si Dua Lipa, Avril Lavigne, Simple Minds dhe Lenny Kravitz. Dua është autore e hitit “New Rules”, “Levitating”, “One Kiss” dhe së fundmi edhe e “Dance The Night”, e cila është kolona zanore e filmit të famshëm “Barbie” dhe këngës së fundit “Houdini” në bashkëpunim me Tame Impala. Lipa është fituese e disa çmimeve kryesore, duke përfshirë tre ‘Grammy’.
Ndërkaq, ylli i muzikës pop dyshohet se ka nisur një lidhje të re me aktorin britanik, Callum Turner, pasi dyshja u panë bashkë në një festë në Beverly Hills. Në pamjet e siguruara nga TMZ, ylli i muzikës pop u shfaq për një kohë të shkurtër duke kërcyer me Callum. “Është njohje e re, por ata janë të çmendur për njëri-tjetrin”- tha një burim i brendshëm i dyshes për tabloidin Page Six, duke shtuar: “Ajo ishte në premierë për ta mbështetur atë”. Dyshja u panë me fytyrat e tyre afër njëra-tjetrës, megjithëse ishte e paqartë nëse ata u puthën. Teksa u largua nga festa, aktori u pyet nëse ai dhe Dua ishin çift dhe në vend që ta mohonte, ai qëndroi i heshtur.
Një apartamet është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në lagjen Granice të Gjirokastrës. Zjarri ka rënë në katin e…
Mbrëmja e sotme në shtëpinë e Big Brother pritet të jetë e mbushur me përplasje dhe emocione të forta. Produksioni…
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar se data 22 dhjetor është data e protestës së përgjithshme kombëtare. Gjatë…
Edward P. Joseph, ligjërues në Universitetin Johns Hopkins dhe ekspert për Ballkanin Perëndimor, tha pas dëshmisë së tij në Kongresin…
Gjykata Kushtetuese njoftoi të hënën organizatat e medias se me kërkesë të qeverisë kishte vendosur të shtynte në fillim të…
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar sot se opozita ka nisur betejën e saj përfundimtare, të cilën e…