Përpos konkurrentëve, një faktor kyç në reality-show-n “Big Brother Vip 2” janë edhe opinionistët. Vetëm një ditë para nisjes së spektaklit janë zbuluar edhe emrat e atyre që do të qëndrojnë në poltronët e opinionistëve.
E nëse ju kanë pëlqyer opinionistët e edicionit të parë, Balina Bodinaku dhe Arbër Hajdari, jeni me fat, sepse burime pranë “News31” bëjnë me dije se ata do të rikthehen sërish në pozicionet e tyre, për të vazhduar aventurën televizive në këtë reality-show.
None found
Ndërkohë kujtojmë që të shtunën mbrëma me datë 24 dhjetor, starton edhe edicioni i dytë i “BBV2”.
Sa i përket emrave që do t’i bashkohen “Big Brother Vip Albania”, deri më tani si konkurrentë janë, Kiara Tito, Albi Nako, Amos Zaharia, Jori Dielli, Olta Gixhari, Tea Trifoni dhe Eva Aliko.
Gjatë një interviste të dhënë më herët, moderatorja Arbana Osmani u shpreh se kasti i personazheve që do të marrin pjesë në “Big Brother Vip 2” do të jetë më i mirë se ata të sezonit të parë.
“Është përzgjedhur kasti. Kemi kërkuar personazhe dhe karaktere që njerëzit të afeksionohen pas tyre. Edhe në edicionin e parë, publiku e ndiqte sepse u pëlqenin personazhet, jo skandalet. Ndryshe nga viti i kaluar janë personazhe më të njohur dhe kanë karriera më aktive dhe më të gjata. Ka një konkurrencë shumë më të madhe se kush do të hyjë, nga viti që shkoi. Kemi gati një edicion të ri me një kast të shkëlqyer që mbase do t’i lënë në hije ata të edicionit të kaluar”- tha Arbana Osmani.
Volkswagen ka vendosur të pezullojë përkohësisht zhvillimin e modelit të ri elektrik ID. Golf, në kuadër të përpjekjeve për të…
Barcelona po shqyrton mundësinë e përforcimit të repartit defensiv gjatë afatit kalimtar të janarit, ndërsa në listën e emrave të…
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Kaliforninë në SHBA, ku një 31-vjeçare shtatzënë ka humbur jetën pas të shtënave me…
Sioni ka shpëtuar një pikë në udhëtim te Luzerni, në një ndeshje ku protagonistë ishin dy futbollistët e Kosovës, Kreshnik…
Një zhvillim i ri ka tronditur sektorin financiar në Turqi. Korkmaz Enes Ergun, drejtori i përgjithshëm i Bursës së Stambollit…
Dean KlafuriçTirana pret në stadiumin e Vorës Egnatian, për ndeshjen e vlefshme të javës së 10-të të “Abissnet Superiore” [...]Read…