Është zyrtare: emisioni i njohur “Goca dhe Gra” do të rikthehet në ekran më 30 shtator, dhe këtë herë me ndryshime që kanë ngjallur kureshtje te publiku. Burime pranë VIP Magazine bëjnë me dije se një emër i ri do t’i bashkohet panelit të emisionit si moderatore, dhe bëhet fjalë për Sherina Spahiun, motrën e Jona Spahiut, që pritet të sjellë energji dhe stil të ri në format.
Sezoni i ri duket se do të vijë me risi sa i takon përbërjes së panelit dhe temave që do të trajtohen. Emisioni gjithmonë ka qenë një hapësirë ku trajtohen çështje nga më të ndryshmet, duke përfshirë të tilla si temat sociale, trendet dhe historitë personale të mysafirëve.
Producentët e emisionit nuk kanë zbuluar ende të gjithë emrat që do të ulen në panel, mirëpo kudo nëpër rrjet kanë nisur të qarkullojnë shumë emra të figurave të njohura të showbiz-it shqiptar.
Publiku tashmë po spekulon për emrat e tjerë që mund t’i bashkohen panelit këtë sezon, ndërsa ndjekësit e emisionit janë të emocionuar për datën e fillimit dhe ndryshimet e pritura. Sezoni i ri premton të jetë më i pasur me debate, humor dhe eksperienca personale që do të tërheqin vëmendjen e audiencës.
Këshilltari i opozitës në Këshillin Bashkiak të Tiranës, Ilir Alimehmeti, reagoi pas shkarkimit të Erion Veliajt, duke thënë se “sot…
Erion Veliaj është shkarkuar nga posti i kryetarit të bashkisë së Tiranës. Vendimi është marrë sot në mbledhjen e Këshillit…
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, gjatë fjalimit të tij në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, deklaroi se ka…
Ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime dhe alternime vranësirash,…
Këshilltarja bashkiake e PD, Ilda Zhulali ka folur lidhur me mungesën e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, në…
Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në rrugën e Patokut në Kurbin. Rreth orës 15:00, në rrugën “Laguna-Patok”, shtetasja…