“Big Brother VIP Kosova” është gati të rifillojë sërish dhe edicioni i dytë pritet të nisë në muajin tetor.
‘Telegrafi’ ka mësuar ekskluzivisht se data e fillimit është përcaktuar të jetë e hëna e 2 tetorit. Po të njëjtat burime gjithashtu kanë treguar se këtë vit do të futen plot 20 konkurrentë në shtëpinë më të famshme në vend. Ndërsa dy emrat e parë që po negociohen për të qenë pjesë e spektaklit shumë të ndjekur janë gazetari Valon Syla dhe këngëtarja Arta Kabashi.
I pari njihet si gazetar dhe analist i çështjeve politike. Arta ndërkohë është një këngëtare e tregut muzikor shqiptar, motra e Ana Kabashit (konkurrente e edicionit të parë të Big Brother VIP Kosova).
Kujtojmë se fitues i edicionit të parë u shpall reperi Stresi i cili fitoi çmimin e madh prej 160 mijë eurosh, ndërsa finalistët ishin: Xhuli Nura, Vedat Bajrami, Artan Thaqi dhe Mbresa Hajrullahu.
Një lajm i bujshëm është duke qarkulluar së fundmi në mediat turke. Bëhet fjalë për të ardhmen e sulmuesit të…
Një ngjarje e rëndë tronditi mesditën e sotme Orikumin në Vlorë, ku ka lënë të shokuar edhe fqinjët e çiftit…
Ditën e sotme vendi ynë, është përfshirë nga reshje shiu dhe dëbore, ku si pasojë e moti te keq është…
Momente interesante dhe plot humor janë zhvilluar mbrëmjen e djeshme në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova. Gjatë mbrëmjes, publiku…
Këngëtarja e njohur e muzikës popullore shqiptare, Merita Halili, ka ndarë një rrëfim emocional gjatë një interviste, ku ka folur…
Detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Orikum të Vlorës, kanë dalë në dritë. Burime pranë…