Pak orë na ndajnë nga Prime i sotëm, teksa një zarf i zi ka mbërritur në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, duke krijuar shqetësim dhe tension mes banorëve.
Sjelljet e përsëritura të konkurrentëve, duke fshehur rrobat apo sendet personale të njëri-tjetrit, kanë bërë që “Vëllai i Madh” të marrë këtë vendim drastik. Ndërkohë, në zarfin e zi theksohet qartë se sjellje të tilla nuk do të tolerohen më, duke kërkuar që të kthehen menjëherë sendet e fshehura.
Pas paralajmërimeve të njëpasnjëshme, “Vëllai i Madh” ka njoftuar se sonte gjatë spektaklit do të merren masa të rrepta, prandaj të gjithë duhet të bëjnë gati valixhet.
Mbetet për t’u parë sontë në mbrëmje se çfarë do të ndodhë me banorët dhe cilat do të jenë masat e rrepta!
Përmbajtja e zarfit:
Banorë, Vëllai i Madh ju ka mundësuar të gjitha kushtet për një bashkëjetesë sa më të mirë, pavarësisht izolimit. Megjithatë, veprimet tuaja të përsëritura për të fshehur sendet personale, përfshirë veshje dhe cigare, janë të papranueshme. Vëllai i Madh nuk ju toleron më dhe ju kërkon që të dorëzoni menjëherë sendet e fshehura, përfshirë cigaret. Sonte do të merren masa të rrepta, bëni gati të gjithë valixhet.
Këtë të enjte, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka bërë thirrje për një takim ballë për ballë me presidentin e…
Tashmë jemi zyrtarisht në sezonin e dasmave dhe disa tradita duket se nuk do të vdesin kurrë. Kështu disa dasmorë…
Kreu i PD-së, Sali Berisha ka denoncuar përdorimin e mbi gjysmë miliard eurosh nga qeveria gjatë periudhës para zgjedhjeve të…
Moderatorja e njohur Arbana Osmani ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram disa fotografi të reja nga pushimet verore,…
Martha Nolan-O’Slattara, një biznesmene 33-vjeçare dhe themeluese e markës së rrobave të banjës East x East, e cila jetonte në…
Përmes një video të postuar në rrjetet sociale, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka denoncuar gjendjen e turizmit në…