showbiz

Zamira Kita habit me deklaratën: Do e pranoja fëmijën e burrit tim me një femër tjetër sepse…

Aktorja e njohur Zamira Kita, ishte e ftuar në emisionin “Glamour Zone”, e cila foli për një kamer të fshehtë që i është bërë më parë, ku një vajzë ka qarë duke i thënë se është shtatzënë me burrin e artistes, Benin.

Një pjesë nga biseda:

Të lidhura

None found

Ester Bylyku: E diskutuam edhe me Zamirën edhe për ata që ndoshta nuk e kujtojnë, është një kamer e fshehtë që të është bërë. Je bërë o Zamira, as nuk dua ta kujtoj atë moment. Aq keq më ka ardhur.

Zamira Kita: Jam bërë keq, por nuk e besoja që Beni të kishte të dashur. Do të thotë që nuk jam bërë xheloze kurrë.

Ester Bylyku: I tha një vajzë që ka mbetur shtatzënë.

Zamira Kita: Po, kam lidhje me burrin tend prej 3 muajsh dhe jam shtatzënë. E qante me pikën e lotit vajza. Si mos e besoja.

Ester Bylyku: Nuk e besove në asnjë moment atë vajzë?

Zamira Kita: Unë nuk e besoja që Beni të më tradhëtonte mua, kurrë. Por, ajo ma faktoi me shumë gjëra sepse atje Beni kishte qenë pjesë e kamerës. Ai i kishte treguar disa gjëra që i dinim vetëm ne dhe ajo më tregonte disa gjëra të tilla. Plus që Beni është muzikant, luan në kitar, shkon nëpër dasma, koncerte, i pëlqen alkooli, thashe pale ndoshta ndonjëherë i dehur. Bile, pyetja e pare që i bëra asaj ishte këngëtare je? Thashe mos kushedi ndonjëherë e thash hajt tani të rritësh fëmijën e tjetrit. Fillova të qaja, u shqetësova shumë. Ajo ka qenë një kamera shumë tronditëse për mua, unë dy net nuk kam fjetur e i rrija Benit në kokë se më dukej sikur ma kishin marr. Akoma nuk e besoja se ishte kamer e vërtetë.

Ester Bylyku: Më bëri përshtypje që the ajde rrit fëmijën e tjetrit. Po sikur ajo kamer e fshehtë të ishte e vërtetë? Si do reagoje ti?

Zamira Kita: Në qoftë se Beni do më pranonte prape mua të më kishte, unë do pranoja që ta rrisja. Do të jetoja me Benin dhe pse do të kishte një fëmijë tjetër. Në qoftë se do më kishte mua. Se mund të më linte mua e të merte tjetrën.

Ester Bylyku: Po aq shumë sa e do ti, mendon se kishte shanse të ndodhte?

Zamira Kita: Unë do t’ia falja, por Beni nuk do ma falte kurrë mua në qoftë se do bëja të njëjtën gjë.

Ester Bylyku: Është egoja mashkullore.

Zamira Kita: Tani mbas 20 vitesh unë e mendoj. Nuk e di, unë prape e dua, mbase do më justifikohej, do më përgjërohej dhe do kuptoja që ai më donte dhe nuk donte të më humbte mua. Por asaj nuk i flisja asnjë fjalë se mendova se Beni e donte dhe mos më shante pse i flisja keq asaj në atë kohe. E mbaja veten se aq shumë po e vuaja trathtinë e Benit.

 

Tags: ZAMIRA Kita

të fundit

Barcelona synon yllin e PSG-së për të forcuar mbrojtjen, pas sinjaleve nga Real Madridi

Barcelona po planifikon të bëjë një lëvizje në afatin kalimtar të janarit për mbrojtësin e Paris Saint-Germainit, Willian Pacho, pasi…

4 minutes ago

Faktorët që po e pengojnë Sunderlandin e Granit Xhakës në sezonin 2026/27 të Ligës Premier

Sunderland po përjeton një fillim zhgënjyes të sezonit 2026/27 në Ligën Premier, pas një edicioni të kaluar që tejkaloi pritshmëritë.…

10 minutes ago

Dyshimet për gabim njerëzor në aksidentin hekurudhor në Spanjë, ku humbën jetën 68 persona

Neglizhenca e mundshme e një tekniku të kompanisë publike hekurudhore Adif, i cili nuk paralajmëroi për rrezikun e përplasjes së…

14 minutes ago

Senati francez miraton gjoba deri në 10 mijë euro për dëmet e protestave, projektligji kalon për votim në Asamble

Senati francez ka miratuar një projektligj që parashikon detyrimin e protestuesve për të paguar deri në 10 mijë euro për…

15 minutes ago

Politico: BE-ja zëvendëson idenë e “anëtarësimit të asociuar” të Kanadasë me një formulim të ri

Vendet anëtare të Bashkimit Evropian kanë kundërshtuar propozimin për t’i dhënë Kanadasë statusin e “anëtarit të asociuar”, duke orientuar marrëveshjen…

15 minutes ago

Marta Kos: Pa sanksione ndaj Rusisë, Serbia nuk mund të përparojë drejt BE-së; fitorja e studentëve shihet si një nisje e re

Komisionerja evropiane për zgjerim, Marta Kos, ka deklaruar se Serbia do të përballet me vështirësi në rrugën drejt anëtarësimit në…

15 minutes ago