Mbrëmjen e djeshme, Xum Allushi, u eliminua nga “Big Brother VIP Albania 4”. Pas daljes, ai ka treguar se cilat janë arsyet që e çuan deri në këtë pikë, e deri te banori që mendon se mund ta fitojë këtë edicion.
Pjesë nga biseda në studio:
Ledioni: Xum Allushi, një ndër personazhet më interesant në Big Brother, askush nuk mendonte që historia të përfundonte kështu.
Xumi: “Ky është fundi i një fillimi shumë të madh”.
Ledioni: Të shkon studio Xumi, dukesh bukur.
Xumi: “Po po, sigurisht që po. Komplimete të gjithëve”.
Arbëri: Xumi për mua ti le shtëpinë sepse të mori shumë kohë historia me Eglin të mori shumë kohë dhe në disa momente gjërat që ndodhnin brenda shtëpisë nuk kishe kohë ti kapje. Besoj se Egli ka ditur mjaft mirë që bezdinë që thonte se ndjente, ta përciell te publiku. Aq më tepër mendoj se Egli ka pasur me vete edhe romancën e re në horizont, e cila ka sjellë te publiku një kërkesë më tepër për ta parë më tej në shtëpi.
Xumi: “Sigurisht që po, por s’mund të isha unë burri i dytë që mund të dalë fitues në historinë kundër një femre. S’mund të isha Johnny Depp shqiptar. Mendoj se ka ndikuar edhe pak si shumë edhe hyrja e Gjestit, ai ka një fanbaze ta gjerë, plus gjithkush i do romancat. Për mua s’është fundi. Jam i lumtur”.
Neda: Për mua nuk ka pasur të bëj shumë Egli apo Gjesti. Mendoj se ti nuk ke arritur të përjetosh mirë si përvojë Big Brotherin. Nuk ke arritur të shpalosësh pjesën tënde të humorit dhe lehtësisë që ishin mësuar shqiptarët…
Arbri: Kush mendon se e fiton Big Brotherin?
Xumi: “Po të themi Egli, meqënse do të ndajmë edhe lekët”.
Astrologia Meri Gjini, ka bërë parashikimin e horoskopit për muajin maj, teksa ishte e ftuar në studion e “7pa5”. Ndryshimi…
I ndaluari Eris Mehmeti, ka dhënë dëshminë para ofircerëve të policisë, ku ka mohuar që të ketë lidhje me vrasjen…
Ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi, e njohur për gafat e saj që më pas janë kthyer…
Ditën e sotme, në kuadër të zgjedhjeve të 11 majit, kryedemokrati Sali Berisha, ndodhet në Librazhd për të prezantuar kandidatët…
Këtë të enjte, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ndodhet në Librazhd ku po prezanton kandidatët e Aleancën për Shqipërinë…
Janë zbardhur detaje të reja nga shpërthimi me tritol, i regjistruar gjatë natës së kaluar në Tiranë. Mësohet se ngjarja…