E ftuar në “Big Brother Fan Club”, ish-partnerja e Gjestit, Xheneta Fetahu, ka folur për herë të parë sa i përket raportit të saj me këngëtarin.
Ajo pretendon se banori i “BBVIP 4”, nuk ka pasur kurrë ndjenja për të dhe se çdo gjë ka qenë një lojë e tij.
“Ndihem shumë e emocionuar që u ktheva në skenën që hodha hapat e parë. Jam shumë falënderuese ndaj Top Channel dhe Argjirës. Jam shumë mirënjohëse për të gjithë ata që më kanë ndihmuar.
Sa i përket suksesit që ka Gjesti arritur këtu, jam shumë e lumtur dhe i uroj të ketë akoma dhe më shumë sukses. Ai ka thënë që ka mbaruar çdo gjë me mua dhe nuk e di pse nuk fokusohet te gjërat e veta. Unë nuk jam brenda Big Brother-it dhe se di si lejohet të flitet për mua aty brenda.
Unë mendoj se Gjesti nuk më ka dashur ndonjëherë. E gjitha ka qenë një lojë. Unë e ka parë vazhdimisht dhe nuk i kam besuar kurrë lidhjeve të tij. Para Big-ut kishte një lidhje, pastaj dashurohet me një tjetër. Edhe unë mund të them që jam e dashuruar, por veprimet që ka bërë aty janë shumë më ndryshe.
Më erdhi keq kur doli nga shtëpia. Gjërat që duhet të mi thoshte mua, duhet të ishte transparent dhe me mua dhe me publikun. Jo vetëm t’ia thoshte vetëm publikut, se ai ishte i lidhur me mua e jo me publikun.
Unë mendoja se ai më priste mua jashtë. Kam pyetur në dhomën e rrëfimit, kam pyetur në Prime. Mendoja se ishte keq psikologjikisht.
Tradhti është shumë fjalë e madhe, por ka të bëjë me pjesën e mashtrimit, sepse duhet të sqarohej me mua njëherë. Nëse unë e kam lënduar shumë atë, duhet të çonte një mesazh që me mua s’donte të kishte më”, u shpreh ndër të tjera Xheneta.
Sami Sermaxhaj më nuk është trajner i Ballkanit të Suharekës, ka njoftuar të hënën ekipi i Superligës së Kosovës në…
Mosrespektimi i Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve po shndërrohet në një trend shqetësues në institucionet shtetërore të Maqedonisë së Veriut,…
Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit ka miratuar katër projektligje që lidhen…
Ish-presidenti amerikan Joe Biden ka ndarë një përditësim mbi gjendjen e tij shëndetësore dhe betejën me kancerin e prostatës, duke…
Me anë të një reagimi, Rrjeti ndërkombëtar SafeJournalists, ka reaguar për ndalimin e gazetarit dhe autorit holandez Vincent W.J. van…
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, i ka drejtuar një letër zyrtare Kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi,…