showbiz

“Vu*n nga një sëmundje e rëndë”/ Erand Sojli surprizohet nga e bija dhe motra, letra që përloti fermerin

Aktori i njohur Erand Sojli ka prekur zemrat e publikut në “Ferma VIP 2” me një rrëfim të sinqertë dhe emocional nga Plevica.

Pasi ndau historinë e jetës së tij, duke folur për vështirësitë, arritjet dhe sakrificat që ka përjetuar, Erandi lexoi një letër të mbërritur në fermë nga vajza e tij 16-vjeçare, Greta.

Të lidhura

None found

Kjo letër e shkruar nga vogëlushja e tij, siç u shpreh aktori i dha forcë dhe motivim për rrugëtimin e tij në spektaklin e Ferma VIP në Vizion Plus.

“Babi, jam Greta! Shpresoj që je mirë. Unë të kam ndjekur. Po ta dërgoj këtë letër për të thënë që jam mirë dhe po mendoj për ty. Vazhdo përpara me forcë dhe trego vlerat e tua pavarësisht çdo situate që ndodhesh. Gjithmonë mbaje mend mirë që të tregosh respekt për të gjithë dhe të mendosh për ta. Më pëlqen kur duhet të gatuash dhe të pastrosh, se e di që është sfidë e madhe për ty. Gjithsesi, shijoje eksperiencën. Kujdesu për veten dhe njerëzit rreth teje. Me dashuri, Greta!”, shkruhej në letër.

I pyetur nga moderatorja Luana Vjollca se si vajzat e tij e kanë përjetuar divorcin e prindërve, Erandi u shpreh se të dy prindërit (ai dhe ish bashkëshortja) janë aty për çdo problem apo arritje të tyre.

Erandi u shpreh se ka shumë besim dhe është shumë krenar për to, duke theksuar se forca e tij më e madhe vjen prej tyre.​

“Të dyja vajzat janë rritur me ne në skena, projekte. Janë frymëzimi jonë për cdo gjë që kemi bërë. Greta është njeriu me të cilin hahem më shumë.

Vajzat na kanë pranë, babi është me to kur i duhet. Unë kam shumë besim dhe jam shumë krenar me to. Forca ime më e madhe është prej tyre. Unë nuk kam qenë një baba tradicional, kam pasur besim tek to. Tek vajzat nuk ndikon, përkundrazi, ato janë të rritura, e kuptojnë”, u shpreh ai.

Surprizat për aktorin nuk përfunduan këtu. Një lidhje Skype me motrën e tij, Irisi, e cila po përballet me një sëmundje të rëndë e emocionoi thellësisht Erandin.

Irisi shprehu mbështetjen dhe krenarinë për vëllain e saj, duke i dhënë kurajë për të përballuar sfidat e fermës.​

Pjesë nga biseda:

Irisi: Përditë jam me terapi dhe nuk udhëtoja dot. Shpirti i motrës, jam shumë mirë. Jam shumë e lumtur që po flas me ty. Vajza, Gerta është këtu me mua, Sonja të përqafon shumë, po është me provime.

Erandi: Flokët janë të tuat apo paruke?

Irisi: Të mijat, më janë rritur! Të gjithë jemi me ty. Jemi shumë krenar me ty. Na ke nga mbrapa.

Erandi: Janë gjithë gjërat okej?

Irisi:Çdo gjë është okej. Forca se nuk është ambient i lehtë. Jam e lumtur që s’ke telefona dhe kompjutera në duar, të komunikosh me natyrën. Je shumë i zoti ti përballosh gjërave, ke argumentin, mirësinë dhe tolerancën.

të fundit

Moti parashikohet me alternime kthjellimesh/ Ja sa do të arrijnë temperaturat maksimale, për ditën e nesërme

Ditën e martë, vendi ynë do të ndikohet nga të njëjtat kushte meteorologjike. Moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësirash…

5 minutes ago

BSPK kërkon masa më të forta për sigurinë në KEK: Jeta e punëtorit nuk negociohet

Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK) ka kërkuar forcimin e masave për sigurinë dhe shëndetin e punëtorëve në…

9 minutes ago

Haiti Under Gang Terror, at Least 30 People Killed in Kenscoff

Të paktën 30 persona janë vrarë në një sulm të bandave në një lagje të qytetit haitian Kenscoff, rreth 20…

13 minutes ago

Protester at the 86th Rally: Rama Must Leave, Crime and the State No Longer Differ

Një i ri, në protestën e 86-të, u shpreh se protesta nuk do ndalet asnjëherë, deri në largimin e numrit…

14 minutes ago

After proposing atop the Empire State Building, famous couple faces charges in New York court

Çifti që u ngjit ilegalisht në majë të Empire State Building në Nju Jork për propozim atje është paraqitur në…

14 minutes ago

Fires in Albania/ Of 26 outbreaks, 6 remain active

Situata e zjarreve në vend paraqitet e përmirësuar, ndërsa nuk raportohet rrezik për zonat e banuara. Deri në orën 20:00…

15 minutes ago