showbiz

Vithet me vaj silikoni bëjnë namin në Tiranë, ‘viktima’: Jam penduar

Një braziliane në Shqipëri po josh të rejat

shqiptare që kërkojnë perfeksionin dhe i fton në një shtëpi, ku u promovon ‘ndërhyrjen’ me vaj silikoni për të rritur të pasmet. Edisa, një vajzë që njihet në Tik Tok ka rrëfyer historinë e saj me ndërhyrjet kirurgjikale. Ajo tregon se ka ndërhyrë në hundë, buzë, gjoks dhe vithe. Ndërhyrja e fundit është ajo për të cilën është penduar, për shkak të mënyrës se si e ka bërë. Edisa tregon se ndërhyrjen e ka bërë me vaj silikoni përmes një brazilianeje që vjen në Tiranë dhe e realizon këtë gjë kundrejt një pagese prej 3 mijë e 500 eurosh. Tashmë ajo kërkon që ta heqë dhe do ta bëjë këtë gjë me ndihmën e një mjeku që jeton në Kolumbi.

Deklarata e vajzës që ka bërë këtë ndërhyrje:

Unë kam bërë hundën dhe gjoksin, kam bërë dhe një ndërhyrje për të cilën dua të flas. Kam bërë “hip dips”, atë ndërhyrjen e Kylie Jenner që i jep trupit formën e orës së rërës (hourglass). Materiali që përdoret është ai që nuk dua t’ia sugjeroj askujt, është vaj silikoni. Vjen dikush që ka nënshtetësi braziliane, mblidhen disa goca, disa shoqe, bien dakort që ta marrin këtë braziliane dhe të vijë këtu kundrejt pagesës që ajo dëshiron. Është 3500 euro për person. Me kalimin e kohës kjo gjë shfaq problem shumë serioze. Më duket se nuk është doktoreshë, këtë gjë e ka të trashëguar nga dikush tjetër që nuk jeton më. Kemi dikë të përbashkët që njihemi dhe nëpërmjet saj. Procesi zgjat diku tek një orë, injektimi duhet të jetë I ngadaltë, ka rrezik vdekjeje në momentin e injektimin, nëse materiali hyn në vena dhe bllokon venat, rrezikon jetën. Ai është i përhershëm. Në momentin që ndjeja mpirje dhe dhimbje, i thoja shoqes time që t’i thoshte të ndalonte. E kishte në shishe plastike. Është diçka shumë vulgare. U çudita sepse ky material nuk kishte asnjë emër. Ajo më tha që nuk kemi një etiketë sepse është një material që është tërhequr nga tregu dhe nuk lejohet. Shumë e kanë përdorur gjerësisht për buzët, mollëzat, krahët, këmbët dhe të pasmet. Është e tmerrshme. Unë të gjithë informacionin e mundshëm e mora pasi e bëra këtë ndërhyrje dhe kjo gjë nuk më falet. Sepse unë kam mbaruar dhe për infermieri. Shoqes time i ka migruar dhe i është vendosur në zonën e bikini, tek pjesa anësore. Është e tmerrshme. Problem nuk është vetëm estetik por edhe shëndetësor. I ka migruar dhe në shtyllën mbrapa. Unë kam folur me një doktor që jeton në Amerikën Latine dhe brenda tetë muajve mund ta heq, por vajza që e ka kaluar këtë kohë, duhet të bëjë një ndërhyrje kirurgjikale pak të komplikuar.

 

të fundit

Alaska 2025/ Konfirmohet përbërja e delegacionit amerikan dhe atij rus

Presidenti i ShBA, Donald Trump dhe ai rus, Vladimir Putin, pritet të vazhdojnë bisedimet me qëllimin kryesor për të diskutuar…

5 minutes ago

Pa zbritur mirë në Alaskë, gazetarët në “sulm” ndaj Putinit: “A do t’i ndaloni vrasjet e civilëve?”- Presidenti rus “përgjigjet” duke…

Në një moment gjatë takimit me Donald Trump në Alaska, presidenti rus Vladimir Putin u pyet nga gazetarët nëse do…

35 minutes ago

“Në kërkim të paqes”, brenda sallës ku po takohen Trump e Putin

Një foto ka zbuluar detaje të reja nga vendi se ku do të mbahet takimi me presidentëve të SHBA, Donald…

48 minutes ago

FOTO/ Trump pret Putin, dy liderët të buzëqeshur shtrëngojnë duart në Alaska

Ppresidenti amerikan Donald Trump ka pritur presidentin rus, Vladimir Putin, në një takim të veçantë në Alaska. Fotot nga tregojnë…

1 hour ago

Gati për takimin e shumëpritur, Trump zbarkon i pari në Alaskë

Tapeti i kuq është shtruar mes avionëve ushtarakë, duke krijuar një atmosferë solemne për pritjen e Vladimir Putinit dhe Donald…

2 hours ago

Stuhi me erëra të forta godet plazhet e Vlorës, pushuesit largohen me nxitim

Një stuhi e fortë me erëra të fuqishme dhe reshje të befasishme ka goditur sot plazhet e Vlorës, duke shkaktuar…

2 hours ago