Dinamikat e fundit dhe debatet e forta në spektaklin e “Big Brother VIP Albania 5”, kanë shkaktuar reagime të shumta jo vetëm brenda shtëpisë, por edhe jashtë saj nga personazhe të njohur publikë.
Aktori i humorit Visjan Ukcenaj, ka vendosur të mbajë një qëndrim të qartë, duke dalë publikisht në mbrojtje të Mirit.
None found
Përmes një postimi në llogarinë e tij në Instagram, Visjani ka shënjestruar drejtpërdrejt opinionistët e programit, duke i akuzuar ata për standarde të dyfishta në gjykimin e situatave dhe trajtimin e konkurrentëve.
Sipas tij, ata po tregohen thellësisht të njëanshëm në analizat që bëjnë gjatë netëve “Prime”.
Në reagimin e tij të ashpër, aktori vë në dukje kontrastin e qasjes së tyre ndaj veprimeve të Mirit krahasuar me ofendimet që ky i fundit ka marrë vazhdimisht nga banorët e tjerë.
“Opinionistëve ju bën përshtypje që Miri lë të nënkuptohet një koment negativ që dëgjoi jashtë, pooor nuk u bën përshtypje kur i thonë Mirit para gjithë Shqipërisë pervers dhe maniak. Opinionista pra jo shaka”, shkruan Visjani me nota të forta ironie.
Ai i referohet drejtpërdrejt situatës ku Miri u kryqëzua për fjalët që solli nga publiku për Selinën, por thekson se askush nuk u tregua po aq i ashpër kur ndaj Mirit u përdorën etiketime tejet të rënda gjatë debateve.
Përtej kësaj, Visjani ka kritikuar edhe faktin që opinionistët po rikthejnë në vëmendje ngjarje të shkuara jashtë shtëpisë, për ta rënduar pozicionin e tij në këtë moment të lojës.
“Dhe sot i kujtojnë edhe atë që i ka thënë Selinës vjet kur shkonin mirë bashkë.. Hajde opinionista hajde”, përfundon ai postimin e tij në Instastory.
Ky reagim publik i Visjan Ukcenajt vjen në një moment mjaft delikat, pikërisht pas spektaklit ku Miri pati përplasje të forta me produksionin dhe hodhi akuza për favorizime, duke dëshmuar se mbështetësit e tij jashtë po ndjekin me vëmendje çdo lëvizje dhe padrejtësi të perceptuar.
Negociatat midis Libanit dhe Izraelit do të fillojnë të martën e ardhshme në Departamentin e Shtetit të SHBA-së, tha zyra…
Dy turistë nga Belgjika kishin mbetur të bllokuar në një terren të thepisur dhe me dëborë në zonën e Qafës…
Ka vdekur në moshën 79-vjeçare, ish-kongresmeni amerikan, Eliot Engel, një nga mbështetësit më të mëdhenj të Kosovës. Ai ishte larguar…
Shoqatat e transportit publik kanë ngritur alarmin se sektori po përballet me një rritje të fortë kostosh, kryesisht për shkak…
Një vatër e fuqishme zjarri është identifikuar në orët e vona të kësaj të premteje në malin e Koshnicës, në…
Në një apartament në lagjen Pinares, në Pereira të Kolumbisë, përfundoi arratia e një shtetasi shqiptar të kërkuar nga autoritetet…