Filmi “Virgjëresha Shqiptare”, nën regjinë e Bujar Alimanit me një kast të jashtëzakonshëm aktorësh do të ketë debutimin e tij në Festivalin Internacional të Varshavës pas pak ditësh. Prapaskenat dhe të gjitha arritjet profesionale të këtij produksioni u diskutuan sot në ‘Abc e Pasdites’, ku Ermal Peçi pati të ftuar vetë regjisorin sëbashku me një nga aktorët e “The Albanian Virgin”, Igli Zarka.
Alimani shprehu se premiera botërore e filmit në Varshavë është një moment krenarie jo vetëm për të si regjisor por edhe për shqiptarët e kudondodhur.
None found
“Është një fjalë e madhe që të thuhet ‘Ti je aq i mirë sa punë jote e fundit’ kështu që unë jam shumë krenar për këtë film. E rëndësishme për mua është që ende me filmin tim të katër vazhdoj të mbetem në një standard të palëvizshëm përsa i përket pjesëmarrjes në festivale. “ – tha regjisori.
Në subjektin e tij, “Virgjëresha Shqiptare” trajton gruan si mbajtëse e një roli të rëndësishëm në familjen shqiptare, dhe sakrificat e grave dhe vajzave shqiptare të nënshtruara nga rregullat tradicionale të kohës. Duke thyer tabu, si ajo e vajzës që bëhet djalë për të mbrojtur nderin, sipas regjisorit ky prodhim kinematografik transmeton ndjesinë e paqes, asaj shpirtërore dhe peshën që mban te secili prej nesh.
“Çështja është përtej asaj që shfaqet në trailer. Ky është një filmi për gruan. Ne jetojmë në një kohë që akoma në Shqipëri dhuna karshi femrës është evidente dhe na mërzit shumë. Një film për gruan që hedh mesazhe të paqes dhe humanizmit është shumë e ëndësishme. Ajo ngrihet përmbi atë që e kufizon tradita. E gjen qetësinë e saj në paqen që u fal të tjerëve.” – shpreh Alimani.
Igli Zarka shpreh se për të ishte një kënaqësi bashkëpunimi me regjisorin Bujar Alimani. Sipas tij, është e rrallë të jesh pjesë e produksioneve filmike kaq profesionale. Ky i fundit mban vulën e profesionistëve nga katër shtete të ndryshme; Shqipërisë, Kosovës, Gjermanisë dhe Belgjikës. Zarka tregoi se ndonëse nuk kishte një rol protagonist në film dhe koha e tij e xhirimit ishte e shkurtër, ai qëndroi deri në ditën e fundit në sheshxhirim.
Aktivisti Arben Kola ka komentuar vizitën e kryeministrit Edi Rama në SHBA, duke pretenduar se gjatë qëndrimit atje ai nuk…
Sot shënohet dita e 120 e protestës qytetare. Ka nisur mbledhja e qytetarëve në sheshin “Skënderbej” nga ku protestuesit më…
Presidenti amerikan Donald Trump ka përshëndetur arrestimin e pesë burrave në Britani, të dyshuar për përgatitjen e një akti terrorist…
Shqipëria dhe arbitri hungarez Mihaly KapralyTë martën e ardhshme, Shqipëria do të zhvillojë ndeshjen e radhës të vlefshme për Ligën…
Kombëtarja e Kosovës është në disavantazh nga Austria pas 45 minutave lojë.“Dardanët” janë dominuar nga austriakët në këtë pjesë, por…
Mirlind Daku Kombëtarja shqiptari mori tri pikët e para në “Air Albania”, pasi mposhti 2-0 Bjellorusinë, sfidë e vlefshme për…