Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, është surprizuar në një emision radio në Skoci.
Teksa ajo po jepte një intervistë në emisionin e mëngjesit në Capital FM, mësoi se një nga prezantuesit, i quajtur Fat (emri i plotë i së cilit është Fat Brestovci) ishte gjithashtu shqiptar nga Kosova. Ai kishte një mënyrë të veçantë për t’i uruar mirëseardhjen, me një përshëndetje në gjuhën shqipe.
None found
“Mirëngjesi Rita, mirëse erdhe në Capital Breakfast”, iu drejtua ai, ndërsa Rita, pa humbur asnjë moment, iu përgjigj me po aq ngrohtësi në shqip me një “Mirëmëngjesi”.
E entuziazmuar nga kjo përvojë, Rita nuk ngurroi të shprehë çudinë dhe gëzimin e saj.
“Është vërtet një çmenduri, më treguan para se të vija. Nuk kam takuar kurrë në jetën time dikë që vjen nga vendi im dhe ka theks skocez. Kjo është e mrekullueshme”, tha këngëtarja në intervistën e saj.
Rita Ora ishte e ftuar për të promovuar këngën e saj të fundit, “Ask And You Shall Receive”.
Misioni KFOR-i udhëhequr nga NATO, Misioni i Sundimit të Ligjit i Bashkimit Evropian në Kosovë (EULEX) dhe Policia e Kosovës…
Drejtori i Departamentit në Ministrinë për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, Blerim Shabani, është intervistuar nga Komisioni Hetimor…
Përzgjedhësi i Francës, Zinedine Zidane, ka refuzuar që përballjen e ardhshme me Spanjën në çerekfinale të Ligës së Kombeve ta…
Dhjetë vjet pas referendumit për Brexit-in, Mbretëria e Bashkuar po ndërmerr hapa për të forcuar marrëdhëniet me Bashkimin Evropian. [...]Read…
Ka përfunduar vizita e ditës së tretë e ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, në shtëpinë e tij. Pas…
Princi Harry ka bërë një paraqitje të papritur në emisionin britanik “This Morning”, ku ka tërhequr vëmendjen me batutat, një…