Princ Leka dhe Elia Zaharia i kanë dhënë fund martesës së tyre, madje çifti ka qenë në qendër të vëmendjes për shkak të ngjarjeve të fundit të ndodhura mes tyre dhe babait të Elias, Gjergj Zaharia.
Skandali në Oborrin Mbretëror solli një rrëmujë të madhe kudo nëpër rrjet, por siç duket kjo gjë nuk ka ndikuar aspak në jetën e Princit i cili së fundmi është kapur ‘mat’ me të dashurën e tij të re, fotografen Blerta Celibashin, duke shëtitur të përqafuar nëpër kryeqytet.
None found
Rikujtojmë se disa ditë më parë një video qarkulloi kudo nëpër rrjet, e cila u rregjistrua nga vetë Princi, ku ish-bashkëshortja e tij, Elia, e qëllonte Princin duke pretenduar se ky i fundit kishte ushtruar dhunë mbi babain e saj, Gjergj Zaharian. Çështja shkoi në Gjykatë ku të dyja palët akuzuan njëri-tjetrin, pasi dhe Princi ka akuzuar Elian së bashku me babain për dhunë në sy të vajzës së tyre të mitur.
Pasi të dyja palët u pajisën me urdhër mbrojtje po ashtu ditën e djeshme u mbajt një seancë, ku sipas vendimit, Gjergj Zaharia do të qëndrojë 100 metra larg Princit dhe ambienteve të Oborrit Mbretëror për 1 vit. Seanca e radhës u shty për në 27 mars.
Paraditen e kësaj të premteje, deputeti i Partisë Mundësia, Erlad Kapri, është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion (SPAK). Mësohet…
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, dukej se po e lë pak a shumë të hapur mundësinë e bashkëpunimit me demokratët,…
Reshjet e shiut do të vijojnë të jenë të pranishme në vendin tonë edhe gjatë fundjavës, ndërsa në disa zona…
Pas lajmit për sulmin ndaj punonjësit të Policisë së Burgjeve në IEVP Burrel, ka reaguar zyrtarisht Drejtoria e Përgjithshme e…
Mbrëmjen e djeshme, Monika Kryemadhi, ishte e ftuar në studion e emisionit “Të Paekspozuarit” në Vizion Plus. Kryemadhi foli për…
Mëngjesin e sotëm, përmes një postimi në rrjetet sociale, kryeministri Edi Rama, ka ndarë një mesazh ku ka njoftuar për…