Vetëm një ditë më parë Pirro Çako tha se prej vitesh ka provuar të kontaktojë me të madhen Parashqevi Simaku, por nuk ia arriti dot. E së fundmi, pas shumë e shumë vitesh, më saktë pas 36 vitesh, Parashqevi Simaku dhe Pirro Çako kanë zhvilluar bisedën e tyre të parë.
Dy bashkëpunëtorët që në Festivalin e Këngës triumfuan me “E duam lumturinë”, kanë biseduar këtë të mërkurë. Ka qenë vetë Elton Ilirjani ai i cili ka publikuar një video ku artistja shqiptare shihej teksa bisedonte me mall e nostalgji me kantautorin e njohur.
None found
Si në sytë e Pirros, po ashtu dhe në zërin e Parashqevisë kuptohej qartë malli dhe respekti që ata gëzonin ende për njëri tjetrin.
Parashqevi Simaku: Jam gëzuar shumë për Sandrin e vogël. Më thuaj si është nëna, mbreti i muzikës shqiptare babai yt?
Piro Çako: Babai nuk jeton më
Parashqevi Simaku: Ooo, po ja të ka ty. Tani të ka ty.
Piro Çako: Po ti si je njëherë?
Parashqevi Simaku: Shumë, shumë mirë jam. Ja me ato dramat që mbaruan më në fund. Shyqyr Zotit. ‘Eltoni më tha do të flasësh?’ Patjetër i thashë sepse kemi shumë vite që nuk kemi folur. Që kur bëmë një fotografi që kur morëm çmimin e parë. Mirë je ti? Dukesh si pëllumb. Tu bëfsha kurban.
Ndërkohë, përpos kësaj video biznesmeni Elton Ilirjani ka zbuluar për publikun Pirro dhe Parashqevia biseduan edhe për projektin e tyre të radhës.
Forcat operacionale të Policisë vijojnë patrullimet në disa zona të Tiranës, me qëllim identifikimin dhe shoqërimin e personave të dyshuar…
Gjatë protestave studentore të zhvilluara para Kryeministrisë, është vënë re një dron që dyshohet se përdorej për të hedhur gaz…
Arsenali ka nisur lëvizjet për të siguruar shërbimet e sulmuesit brazilian Endrick nga Real Madridi gjatë afatit kalimtar të janarit.Sipas…
Pas tensioneve para Kryeministrisë, protestuesit janë zhvendosur në rrugën “Myslym Shyri”, ku kanë bllokuar qarkullimin duke vendosur kosha mbeturinash në…
Me një postim në Instagram, aktorja e njohur Monika Lubonja ka dhënë një përgjigje për të gjithë ata që e…
Formacionet zyrtare të derbit gjerman mes Bayern Munichut dhe Borussia Dortmundit janë publikuar, me të dy skuadrat që kanë zbuluar…