Një situatë aspak e zakontë ka ndodhur pasditen e kësaj të enjte në emisionin e Rudina Magjistarit, ku e ftuar ishte dhe gazetarja e njohur Rudina Xhunga. Ajo sapo nisi të fliste dhe të tregonte eksperiencat gjatë profesionit, kur filloi të kishte probleme shëndetësore.
“Më keni kapur në një ditë të keqe, sepse kam një problem shëndeti që nuk e kuptoj…”, u shpreh gazetarja, ndërkohë drejtuesja Rudina Magjistari i kërkoi menjëherë të largohej për të monitoruar shëndetin, pavarësisht transmetimit live.
None found
“Për fat të mirë kishim dhe doktoreshën këtu”, dëgjohet të thotë moderatorja, në pamjet që ka shpërndarë edhe vetë televizioni, kurse publiku e duartrokiti gazetaren e njohur.
Në panel, e ftuar me Rudina Xhungën për të folur për rolin e grave në 7-8 Mars ishte e pranishme edhe mjekja Edlira Rehovica, e cila e shoqëroi gazetaren jashtë studios dhe menjëherë e asistoi për të monitoruar shëndetin dhe shkakun e gjendjes së paqëndrueshme.
Media që Rudina Xhunga drejton, shkruan se gjendja shëndetësore e saj është stabilizuar dhe për momentin ajo është nën kujdesin e mjekëve.
“Jeni shumë që na keni shkruar për shëndetin e Rudina Xhunga pasi gjatë intervistës live në emisionin Rudina në TV Klan, nuk u ndje mirë. Duam t’ju themi të gjithëve se gjendja e zonjës Xhunga është e stabilizuar. Për momentin është e qetë dhe nën kujdesin e mjekëve”, thuhet në reagim.
Gjykata Supreme e Brazilit ka urdhëruar një zgjatje dy-orëshe të votimit në zgjedhjet presidenciale, të cilat fillimisht ishin planifikuar të…
Ervin Salianji ka reaguar pas rezultateve paraprake të zgjedhjeve parlamentare në Serbi, ku Lista Studentore ka siguruar epërsi ndaj forcës…
Sipas projeksionit të CeSID dhe Ipsos, dy organizata që merren me sondazhet zgjedhore në Serbi, Koalicioni Shqiptar pritet të përfaqësohet…
Analistët jopartiakë në Shtetet e Bashkuara thonë se demokratët kanë shanse të mira për të fituar kontrollin e Dhomës së…
Koalicioni Shqiptar pritet të sigurojë dy mandate në Parlamentin e Serbisë, sipas rezultateve dhe përllogaritjeve preliminare të zgjedhjeve parlamentare të…
Rezultatet preliminare të zgjedhjeve në Serbi kanë sjellë një rezultat të rëndësishëm për përfaqësimin politik të shqiptarëve në Luginën e…