Emisioni i radhës i Robert Berishës, i cili transmetohet këtë të dielë, pritet të thyejë rekordet e shikueshmërisë, pasi e ftuara speciale është askush tjetër veçse ish-bashkëshortja e tij, këngëtarja Nora Istrefi.
Promo e emisionit, ka zbuluar se kimisë mes ish-çiftit nuk i mungojnë ngacmimet. Nora shihet teksa hyn në studio nën tingujt e hitit të saj “Natën”, pikërisht në momentin e vargut kuptimplotë: “A po të mungoj, oh natën natën”, detaj ky që nuk u ka shpëtuar ndjekësve.
Por, momenti që ka “ngrirë” buzëqeshjen e Norës dhe ka ndezur rrjetin është veprimi i papritur i Robertit. Ai i ka zgjatur asaj një kuti me unazë dhe i është drejtuar me pyetjen: “A je e lirë me 4 shtator se jam tu u martu”?
Ndonëse nuk është e qartë nëse bëhet fjalë për ndonjë skeç humori, lojë apo një provokim të qëllimshëm, ky fragment ka mjaftuar që rrjeti të shpërthejë në aludime për një ribashkim të mundshëm apo për kuptimin e fshehur pas datës 4 shtator.
Për të mësuar përgjigjen e Norës dhe të vërtetën e unazës, publikut do t’i duhet të presë transmetimin e plotë të dielën.
Kryebashkiaku socialist i Shkodrës, Benet Beci është paraqitur pasditen e kësaj të premte në Prokurorinë e Posaçme, ku raportohet se…
Partia Demokratike ka kërkuar që mbledhja e ardhshme e Këshillit të Mandateve për çështjen e zv/kryeministres Belinda Balluku të mbahet…
Prokuroria e Posaçme ka thirrur këtë të premte kryebashkiakuan e Shkodrës Benet Beci për ti komunikuar mbylljen e hetimeve. Beci…
Tre pronarë marketesh në Kombinat, Kamzë dhe Krujë janë arrestuar. Policia bën me dije se në subjektet e tyre u…
Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin policor të koduar “Duo”, në kuadër të veprimeve për zbardhjen e vjedhjeve dhe nxjerrjen…
Dalin detaje nga mbledhja e Këshillit të Mandateve. Mësohet se opozita kërkon të marre USB me provat dhe ta shqyrtojë…