Aktori i njohur i humorit dhe shumë i dashur për publikun, Besart Kallaku, ka publikuar projektin e tij më të ri muzikor me titull “Rrëfimi”, një këngë që po shihet jo thjesht si produksion artistik, por si një deklaratë personale.
Që në titull, projekti paralajmëron një qasje intime.
None found
Teksti, i shkruar nga vetë artisti, duket si një pasqyrim i periudhave të vështira, keqkuptimeve dhe përballjeve publike që kanë shoqëruar jetën e tij private vitet e fundit.
Edhe pse nuk përmenden emra, ndjekësit kanë vënë re disa vargje që duken si referencë ndaj marrëdhënies së tij me ish-bashkëshorten, Xhensila Myrtezaj.
“Janë thënë ç’a s’janë thënë, Por hiç s’i përfilli, Mes meje e teje, Dihet kush është thëngjilli”, thuhet në këngë.
Këto rreshta janë interpretuar si një reagim ndaj zërave dhe aludimeve që kanë qarkulluar gjatë ndarjes së tyre, një nga historitë më të komentuara të shoëbiz-it shqiptar.
Në një tjetër pjesë të këngës, Besi duket se pranon se ka kaluar një fazë të vështirë personale:
“U zhyta edhe n’vese, Po, po, e vërtetë, Por a m’pyeti njeri: O Bes, ç’a ke, pse nuk flet”?
Vargje që sugjerojnë një ndjenjë vetmie dhe mungesë mbështetjeje, duke e kthyer këngën në një lloj terapie publike për artistin.
Së fundmi, Bes Kallaku, ka nisur një histori të re dashurie me një vajzë të quajtur Ejona, duke lënë të kuptohet se jeta e tij personale ka hyrë në një fazë të re.
Kënga e re:
Dashi Mos kërkoni me ngulm gjate kësaj dite qe partneri te kete per cdo gje, te njëjtin mendim me ju.…
Kryetarja e grupit parlamentar të Lëvizja Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka deklaruar se LVV ka hequr dorë nga pretendimi për postin…
Zbardhet dinamika e ngjarjes së rëndë që ndodhi mesditën e sotme në Balldren të Lezhës ku mbetën të vdekur dy…
Pas informacioneve të para se shkaku i atentatit të sotëm në Balldren të Lezhës ndaj çiftit Mujeci, mund të ketë…
Gjendet një kufomë në Korçë, në zonën e Çardhakut në Korçë e cila mësohet se i përket një endacaku të…
Gjykata e Apelit ka refuzuar kërkesën e Gjon Shkambit për zëvendësimin e masës së sigurisë, duke vendosur që ai të…