showbiz

VIDEO/ Jul Deda kritikon ashpër kolegun e tij: Më ka ardhur keq që ka arritur në atë derexhe

Aktori Julian Deda ka reaguar pas një intervistë të dhënë nga kolegu i tij Albano Bodgo, në të cilën ky i fundit gjatë bisedës përdorte fjalë banale.

Në një reagim të bërë në rrjetet e tij sociale, Deda shprehet se ndihet i keqardhur kur shikon që kolegu i tij “ka rënë në këtë derexhe”, duke i thënë se nuk ka nevojë të bjerë në këtë nivel të të folurit sepse ka talent dhe është i formuar, e se publikun e ka fituar me talent dhe mënyrën si ka tejçuar humorin tek ta.

Televizioni ka etikë thotë Juli, aq më tepër orari kur transmetohet.

“Kam parë shumë video virale të bëra kohët e fundit, ku në qendër të videove është kolegu im, që kam bërë humor. Me thënë të vërtetën më ka ardhur keq që e kam parë në atë derexhe fjalori, jo se unë jam ëngjëll në të folur, por ka një gjë, ekrani në përgjithësi ka një lloj etike. E kërkon një lloj etike, për të cilën unë tregoj kujdes.

Nuk jam kundër përmendjes së disa fjalëve tek tuk, aty ku shkon, rri fiks, por nëse bëhet qëllim në vetvete nuk është më art. Prandaj them që duhet të kemi shumë kujdes. Unë personin në fjalë e kam pasur koleg dhe e kam koleg, është shumë i talentuar, por kur e shikoj në këto lloj rrethanash them pse, arsyet pse është në këtë derexhe.

Ti vëlla nuk ke nevojë të shkosh në këtë lloj niveli sepse ti ke talent. E ke fituar publikun me talentin dhe humorin tënd. E kuptoj kur je nëpër lokale, ose ambiente më intime, por në televizion, ka etikë, aq më tepër orari kur transmetohet”, tha ai.

@juldeda_

Me shume dashamiresi…!

♬ original sound – Jul Deda

të fundit

Scaloni rinovon kontratën me Argjentinën deri në Botërorin 2030

Lionel Scaloni ka arritur marrëveshje me Federatën Argjentinase të Futbollit (AFA) për ta vazhduar kontratën si përzgjedhës i kombëtares së…

14 seconds ago

Mickoski: The summit in Montenegro must send clear signals on the integration of the Western Balkans into the EU

Kryeministri i RMV-së, Hristijan Mickoski pret mesazhe të forta në lidhje me integrimin e Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian, si…

22 seconds ago

SDSM warns of higher electricity and heating prices: families expected to face higher costs from January

Nga LSDM thonë se po paralajmërohet një valë e re rritjesh çmimesh dhe një goditje e re për buxhetet familjare…

45 seconds ago

Court decision: Iva Mihajllova to face justice in absentia, unreachable for authorities

Prokuroria Themelore Publike në Koçan ka propozuar, ndërsa gjykata ka marrë vendim që Iva Mihajllova, e akuzuar për vepër të…

1 minute ago

Selim Bërbatovci shpjegon pse ka më pak gra mes shefave të kuzhinës

Pse ka më pak gra në mesin e shefave të kuzhinës? Flet Selim Bërbatovci (VIDEO) — Klan Kosova [...]Read More...

2 minutes ago

“Revolucion studentor imagjinar”- Rama sulmon të rinjtë që protestojnë: U heroizua një turmë prej 1500 vetësh, maska e kapuçë të zinj në ballë

Studentë dhe të rinj prej muajsh i kërkojnë kryeministrit Edi Rama, ndërsa ditët e fundit kërkesa e tyre është intesfikuar…

2 minutes ago