Moderatori Meriton Mjekiqi që në ditën e parë të qëndrimit në shtëpinë më të madhe në Shqipëri, ka marrë vëmendje. Më tepër atë të vajzave të cilat e kanë komentuar dhe vënë në dukje fizikun e tij.
Meritoni nuk ka pritur më gjatë dhe e ka shfrytëzuar këtë situatë për tu afruar dhe flirtuar jo me një, por me dy banorët Heidi Bacin dhe Rike Roçin.
Fillimisht ai është afruar me bukuroshen shqiptare Heidin në kuzhinë, më pas dhe në ambientin e jashtëm të shtëpisë, në një moment edhe duke përfshirë banorin tjetër, aktorin Jul Deda.
Në një moment ai dëgjohet duke thënë “Ah ça na qënka dashnia…”
Më pas Meritoni ka vazhduar flirtin me Rike Rocin. Të dy shtrirë në krevat ata ndajë batuta me njëri-tjetrin ku në një moment dëgjohet kur Rikja i thotë se përse qëlloi Meritoni në Big Brother.
Rike: Po pse mo pse? Pse qëllove në Big… ishe mirë jashtë
Meriton: E mos thuaj që s’jam ëmbëlsira
Rike: po..po…vërtet
Meriton: A po vazhdojmë të rimë në krevat , a çohena?
Rike: Si të dush…
Këto flirte të moderatorit kanë ngjallur debate në opinionin publik, se kë nga dy vajzat pëlqen Meritoni.
Por ai në një moment shfaqet i përqafuar me të dyja, gjest i cili po komentohet shumë.
Meritoni në klipin prezantues theksoi se është beqar dhe nuk e përjashtonte mundësinë e një romance në shtëpi.
Pasi aludohej prej kohësh, këngëtari dhe aktori Bes Kallaku ka konfirmuar zërat për nisjen e një romance të re, pas…
Aksi i rrugës kombëtare që lidh Tiranën me zonën Juglindore të vendit dhe anasjelltas vijon të jetë i bllokuar që…
Ditën e sotme, dëshmi tronditëse kanë ardhur nga Kthesat e Dragostunjës, aty ku një rrëshqitje dherash ka paralizuar totalisht juglindjen…
Kompania ANK shpk e cila po punon për ndërtimin e segmentit rrugor, pjesë e Korridorit Tetë, ka nisur punimet për…
Në ditën e 40-të të qëndrimit brenda në shtëpi, Miri u kujtua që secili ka hyrë për veten e tij…
Qytetarët po presin prej orësh në aksin Librazhd-Qafë Thanë, për shkak se rruga u bllokua nga rrëshqitja e një masivi…