showbiz

VIDEO/ Grida Duma përlotet në studio nga letra emocionuese e të birit

E ftuar në emisionin “Personale” në RTV Dukagjini, moderatorja dhe politikanja Grida Duma është surprizuar me një letër nga djali i saj që e ka me ish-bashkëshortin e saj Ilir Shqina. Ai tashmë ka shkuar në universitet dhe është falenderues ndaj nënës së tij. Në letër ai shkruan:

Maj

E di shumë mirë që as unë, as ti nuk jemi njerëz surprizash. Por me shkuarjen time në universitet dhe rritjen e punëve që ke këto kohë, gjej rastin të të rrëfej disa të vërteta midis nesh që tashmë janë ndjerë, por që thjesht nuk gjetën kohën të thuhen. Nuk e mendoja që diskutimet tona për jetën, ato netë të vona, do të më ndihmonin të njihja botën ashtu si e njoh tani. Nuk e mendoja më parë që vazhdimi i studimeve të mia në këtë vend të huaj do të më ekspozonte ndaj kaq shumë diturive. Nuk pretendoja asnjëherë që instistimet e tua nga më të voglat tek më të mëdhatë dhe të qenit ‘gentleman’, do të ndihmonin të jetoja, dashuroja, në kuptimin e plotë të fjalës. Me të gjitha këto kosto dhe investime për mua jam ndjerë shumë i mbrojtur nga rreziqet dhe pisllëqet e botës së vërtetë. E ndjej veten të fortë dhe me kapacitet për t’ja dalë në çdo kuptim. Tani po njoh realitetin që ke kaluar në fëmijëri dhe ato që ke ndjerë. Nuk të kam njohur duke u rritur, nuk të kam parë as adoleshente, por të njoh tani më mirë se kurrë. Ti je një njeri i madh, i gjerë, i dashur dhe që sakrifikon për ata që i do më shumë se për veten.

E ndiej që po bëhem ai burri me një grua të fuqishme nga pas tij. Do të jem me ty dhe do të suportoj gjithmonë.

 

të fundit

Kthimi i emigrantëve dhe lëvizjet për festat e fundvitit/ Unaza e Elbasanit ‘paralizohet’ nga trafiku

Radhë mjetesh disa kilometra jemi mësuar t’i shohim çdo fundjavë teksa qytetarët u drejtohen zonave turistike, kryesisht juglindjes për të…

8 minutes ago

Zgjedhjet në Kosovë/ Votimi për Diasporën nis në 29 përfaqësi diplomatike, mbi 19 mijë të regjistruar me të drejtë vote

Sot, në 29 përfaqësi diplomatike në 18 shtete të ndryshme të botës ka nisur procesi i votimit për mërgatën të…

29 minutes ago

Orinda Huta flet hapur për festivalet në Shqipëri: Harxhon shumë dhe merr energji të keqe

Moderatorja dhe producentja e njohur Orinda Huta ka ndarë një qëndrim të drejtpërdrejtë mbi realitetin e festivaleve muzikore në Shqipëri,…

50 minutes ago

Mungoi dy javë, ish banorja e ‘BBVK’ zbulon ndërhyrjen që bëri

Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova 3, Lela Seferi, ka vendosur të thyejë heshtjen pas një periudhe mungese nga aktivitetet…

1 hour ago

Çfarë kishte që nuk shkonte në koncertin e Dafinës?

Pallati i Rinisë u mbush mbrëmë me energji dhe ritëm gjatë natës së parë të “Supernova”, ku Dafina Zeqiri dhuroi…

1 hour ago

Shkurta eliminohet nga BBVK 4, akuzon rëndë produksionin në transmetim direkt

Shkurta Haxhiu është eliminuar nga gara e Big Brother VIP Kosova 4, duke u bërë e larguara e dytë e…

2 hours ago