showbiz

VIDEO/ “Ferma VIP 3” nis me tensione? Zënka mes Einxhel dhe Arminës rikthehet në vëmendje

Edicioni i tretë i “Ferma VIP” starton këtë të premte, por këtë herë fokusi nuk është vetëm tek konkurrentët.

Një pjesë e madhe e vëmendjes është zhvendosur tek paneli i opinionistëve, i cili premton dinamika interesante që në nisje.

Të lidhura

None found

Në këtë sezon, në karriget e opinionistëve do të ulen Einxhel Shkira, Armina Mevlani dhe Ermal Mamaqi.

Ndërsa prania e Ermal Mamaqit pritet të sjellë një qasje më të balancuar dhe të qetë në diskutime, e gjithë kureshtja është përqendruar tek raporti mes Einxhel Shkirës dhe Armina Mevlanit.

Dy figurat vijnë me një histori të mëparshme, e cila daton që nga viti 2022, gjatë periudhës së “Big Brother VIP Albania”.

Ne ate kohe, Armina kishte shprehur publikisht në emisionin “Goca dhe gra” mendimin e saj kundër lojës së Einxhelit, duke mbështetur Ilir Shaqirin si fitues.

Ky qëndrim u komentua gjerësisht dhe u pasua nga një reagim indirekt nga Einxhel, e cila me tone ironike la të kuptohej se preferonte të mos ndodhej në të njëjtin ambient me Arminën gjatë një interviste.

Megjithatë, më vonë Armina sqaroi situatën, duke theksuar se nuk kishte pasur asnjë konflikt personal me Einxhelin dhe se gjithçka kishte qenë thjesht një opinion profesional për lojën në format, jo për personin në vetvete.

Sipas saj, e gjithë situata ishte keqinterpretuar nga publiku.

Tani, me të dyja në të njëjtin panel, mbetet për t’u parë nëse e kaluara do të ndikojë në dinamikën e tyre në ekran apo nëse gjithçka do të mbetet në kufijtë e një bashkëpunimi profesional.

të fundit

Profesori amerikan Alon Ben-Meir: Vrasja e Arlinda Zekajt, dështim institucional dhe turp kombëtar

Profesori amerikan Alon Ben-Meir nëpërmjet një reagimi në Facebook, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Kosovë, duke kritikuar…

10 seconds ago

Protesta në Prishtinë vijon pas vrasjes së Arlinda Zekajt

Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist ka vazhduar të shtunën protestën në Prishtinë, duke kërkuar përgjegjësi institucionale për rastin e…

11 minutes ago

Si ndikon moti me shi në organizmin tonë?

Ditë me shi, si reagon trupi ynë ndaj ndryshimeve të motit? — Klan Kosova [...]Read More...

14 minutes ago

Halloween: Origjina dhe arsyeja pse festohet më 31 tetor

Çfarë është Halloween dhe pse festohet më 31 tetor? — Klan Kosova [...]Read More...

14 minutes ago

Dimitrievski: ZNAM will not change its position; the jurisprudence exam will be held in the Macedonian language

Kryetari i Lëvizjes ZNAM, Maksim Dimitrievski, ka deklaruar se përderisa partia e tij është pjesë e Qeverisë, provimi i jurisprudencës…

17 minutes ago

Multimillion-euro fraud scheme in Greece: Donations for sick children ended up with organizers and in match-fixing

Një skemë e madhe mashtrimi, e ngritur nëpërmjet një organizate joqeveritare (OJF), është zbuluar nga autoritetet greke. Anëtarët e saj…

18 minutes ago