showbiz

VIDEO/ Avokat Ngjela bie “në kurth”, konfirmon puthjen me Bora Zemanin

Në emisionin “Ndryshe” në Top Albania Radio, në rubrikën e telefonatës kurth ishte radha e avokatit të njohur, Spartak Ngjela. Ai i është përgjigjur telefonatës së prezantueses së emisionit, Anxhela, e cila i ka ofruar atij të ishte pjesë e një filmi realizuar nga Top Channel Films, ku supozohej se do të luante së bashku me moderatoren Bora Zemani.

Ky kurth vjen pak ditë pasi Zoti Ngjela ka komentuar në rubrikën “Galeri” në “E Diell” në lidhje me këtë të fundit. Për Zemanin, ai u shpreh:

Të lidhura

None found

Bora Zemani është përjashtim. Ka unitet, bukuria duhet të ketë unitet. E bukura si koncept ka ardhur nga bukuria e femrës. Bukurinë e ka sjellë ajo. Bukuria është harmoni, ajo ka harmoni. Ka këmbët, fytyrën. Fytyrën e ka të barabartë me kofshët. Një piktor e kupton që Bora ka harmoni në të gjitha pjesët e trupit.

E për tu kthyer tek telefonata jonë, Anxhela i propozoi Spartakut ofertën si më poshtë:

Ju marr nga Top Channel Films. Ne kemi menduar që të bëjmë një film me personazhin kryesor Bora Zemanin, i cili do të transmetohet për festat e fundvitit në Top Channel edhe në kinema, dhe kemi menduar dy role që ju mund të zgjidhni mes tyre. Roli i parë është komshiu i Borës, vetëm se ky komshiu duhet të jetë një njeri spiun e që merret me dallavere. Kemi dhe rolin tjetër që unë mendoj që do të pëlqejë shumë. Roli i dytë ka në thelb profesorin e filozofisë së personazhit kryesor. Mendoj që roli i profesorit do t’ju shkojë më shumë. Nuk do të keni shumë xhirime, por si rol do të jetë mjaft i rëndësishëm bashkë me Borën.

Spartakut i pëlqeu mjaft si ide, por ende nuk ishte i vendosur, duke u shprehur se është avokat e jo aktor. Anxhela vazhdoi duke i shpjeguar më tej rolin, duke i shpjeguar se ai është zgjedhur, duke qenë se ka shprehur simpati për të si personazh. Dhe në fund, profesori (Spartaku) do të bjerë në dashuri me studentet (Borën). Ai u shpreh:

Jo jo, se më dëmton. Megjithatë, për skenarin mund të ulemi edhe të flasim. Më pëlqen, por të shikoj mirë skenarin në të gjitha aspektet.

Pasi foli edhe me regjisorin, Spartak Ngjela ishte i gatshëm të bëheshe pjesë e filmit, ku edhe mund të puthej me Bora Zemanin.

 

të fundit

Triumf 9-1 ndaj Lensit, Fabregas paralajmëron Comon: Duhet të ruajmë përulësinë

Cesc Fabregas ka komentuar fitoren historike të Comos me rezultat 9-1 ndaj Lensit në Ligën e Kampionëve, duke kërkuar nga…

4 hours ago

Berisha calls for opposition unity: Democrats defended students from the start of the movement

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një takimi me kryetarët dhe sekretarët e degëve të PD-së, ka bërë thirrje…

4 hours ago

Suspect believed to be a member of gang that defrauded elderly women arrested in Thessaloniki; €21,200 and valuables seized

Një anëtar i një organizate kriminale që mashtronte gra të moshuara ka rënë në prangat e Policisë në Selanik. [...]…

4 hours ago

Dritan Goxhaj and Edison Lika released after being detained by police for refusing fines

Dy aktivistët Dritan Goxhaj dhe Edison Lika janë liruar mbrëmjen e kësaj të mërkure, pasi u shoqëruan me forcë nga…

4 hours ago

Civil Emergencies commander arrives at the scene, raising hopes for the 69-year-old’s fate: He may be found alive

Kërkimet për 69-vjeçarin, Hamit Ibro janë duke vazhduar nën rrënojat e pallatit të shkatërruar nga shpërthimi që ndodhi ditën e…

4 hours ago

Berisha kërkon bashkimin e opozitës: Demokratët i mbrojtën studentët që në fillim të lëvizjes

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një takimi me kryetarët dhe sekretarët e degëve të PD-së, ka bërë thirrje…

4 hours ago