showbiz

VIDEO/ Ai e ka të vetën, Ija konfirmon lidhjen e re të Bes Kallakut?

Ditën e djeshme, gjyshja e aktorit të humorit Besart Kallakut Ija, ishte mysafire në “Ferma VIP”, aty ku pa nga afër ambientet dhe u takua me fermerët.

Teksa ishte duke vëzhguar fermerët në stalla, Ija dha një këshillë për Xhensilën, duke u shprehur se: “kush është pa martuar duhet t’a gjejë dashurinë”.

Mirëpo, ajo që ra në sy ishte deklarata për Besin, pasi Ija tha se aktori i humorit e ka gjetur gruan e tij.

Pjesë nga biseda:

Besi: Kush punon sot o Ije aman”.

Xhensila: “Pse prish punë ti o Bes”?

Renisi:Lëre more gocën të gjejë dashurinë”.

Xhensila:Po më lër ore”.

Ija:Do të shkojë në fshat kjo”.

Renisi:Edhe punën edhe dashurinë do t’a gjejë”.

Ija:Po! Do t’a gjej për Zotin. Kush të jetë pa martuar gjeni ndonjë. E ka gjetur të vetën ai, e mbyti Ajka…(flet për Besin)”.

Renisi:Edhe një copë tokë e ka ai”.

Xhensila:Ija flet në përgjithësi, për këta që kanë ferma, jo gjëra të vogla se unë dua një me shumë lopë.

Kujtojmë se në media u raportua se Besi kishte nisur një lidhje me ish-konkurrenten e “Përputhen”, Çiljeta Kormuzi. Kjo pasi dyshja u shfaqën në një fotografi së bashku, gjë që solli dyshime se mes tyre mund të kishte diçka më tepër sesa miqësi”.

Megjithatë në një prononcim për mediat, aktori i humorit hodhi poshtë këto aludime.

“Ajo është menaxherja e Mandit të Nishtullës. Kemi rastisur në koncert së bashku me Mandin dhe me të në Bruksel. As nuk kam pikën e lidhjes me të! Më mbani larg këtyre lajmeve të stisura, ju lutem. Kam të tjera prioritete në jetë. Faleminderit”.

 

të fundit

Zyra e OSBE-së për të Drejtat e Njeriut i bën thirrje Serbisë të mos përdorë forcë të tepruar policore në protesta

Zyra e OSBE-së për Institucione Demokratike dhe të Drejta të Njeriut, ODIHR, ka thënë të martën se Serbia e ka…

11 minutes ago

Rashford lavdëron Lamine Jamal-in: Eshtë i pabesueshëm, vetëm Ronaldo “Fenomeni” mund të krahasohet me të në moshën e tij…

Markus Rashford mbërrin në Barcelonë me ambicie të qarta dhe fjalë të ngrohta për shokun e tij të skuadrës Lamine…

20 minutes ago

Britania e Madhe: Jemi të gatshëm të dërgojmë trupa për të mbrojtur Ukrainën

Mbretëria e Bashkuar ka shprehur gatishmërinë për të dërguar trupa dhe për të mbrojtur hapësirën ajrore dhe protet e Ukrainës.…

26 minutes ago

Madonna feston ditëlindjen e saj të 67-të në Itali me partnerin 29-vjeçar dhe vajzat e saj

Madonna festoi ditëlindjen e saj të 67-të në Itali me partnerin e saj, Akeem Morris, dhe vajzat e saj. Këngëtarja…

40 minutes ago

Rama nxjerr vendimin e gjykatësit Balliu që ‘çliroi’ pallatin e konfiskuar ku do vendosej AKSHK: Skandaloze! Po i shërbeni ndërtuesve të paligjshëm

Kreu i qeverisë, Edi Rama, përmes një postimi në rrjete sociale ka reaguar ndaj vendimit të gjyqtarit Hazbi Balliu, i…

1 hour ago

Prej disa javësh protesta masive, Serbia mbledh urgjentisht Këshillin e Sigurisë

Protestat që vijojnë tashmë prej muajsh në Serbi, e kanë detyruar Aleksandër Vuçiç të thërrasë Këshillin e Sigurisë Kombëtare. Mbledhja…

1 hour ago