Nicola Peltz dhe vjehrra e saj Victoria Beckham kanë pozuar së bashku në një foto të ëmbël familjare për një festë shumë të veçantë.
Pas fjalëve se ata nuk flasin, në 1 vjetorin e martesës së djalit të tyre, Victoria dhe David Beckham kanë publikuar kartolinën e plotë familjare krah djalit të tyre dhe nuses.
“Shumë speciale të jemi bashkë për të festuar përvjetorin e parë të martesës suaj ?,” shkroi Victoria, duke shtuar, “Ju duam Brooklyn Beckham dhe Nicola Peltz”.
Në gjithë botën marrëdhënia mes vjehrrës dhe nuses ka qenë gjithmonë e prirur për të patur keqkuptime, zënka dhe ndarje. Këtij “fenomeni” duket se nuk i ka shpëtuar as ylli i modës Victoria Beckham dhe nusja e djalit të saj, Nicola Peltz.
Kohe me pare ne media u tha se përplasja e Victorias me nusen ka ndikuar në marrëdhënien e nënës me djalin Brooklyn, gjë që ia ka thyer zemrën. Ish-ylli i pop-it është e shqetësuar se si marrëdhënia e saj do të ndikojë në afërsinë me të birin. Lufta e ftohtë filloi kur Nicola Peltz dhe Beckham u zunë për fustanin e ditës së dasmës. Ndërsa ylli i “Transformers” akuzoi vjehrrën e saj të re se i kishte vjedhur vëmendjen në dasmën e saj.
Si një stiliste e famshme, shumë në botën e modës supozuan se Victoria, 48 vjeç, do të dizajnonte fustanin e nusërisë së Nicola-s. Por në vend të kësaj, nusja u shfaq në kopertinën e majit të Vogue me një fustan ‘Valentino’. Nicola më vonë dha një intervistë se plani fillestar ishte i tillë, por kishte pasur probleme teknike.
Dashi Dite shume e qete dhe pa probleme kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Nuk do…
"Jam shumë i lumtur që jam këtu. Fola me drejtorin e futbollit, Pablo Ortells, dhe me trajnerin, dhe ata kanë…
Të tjera detaje janë bërë publike në lidhje me ngjarjen e rëndë, ku një 59-vjeçar nga Devolli humbi jetën sapo…
Presidenti i SHBA, Donald Trump, ka ndërprerë takimin me liderët europianë dhe Presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky, për të telefonuar…
Aventura e Marvin Çunit me skuadrën e Sampdorias nuk ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme. Sulmuesi i…
Artisti i mirënjohur shkodran Frederik Ndoci ka ndarë këtë të hënë lajmin e trishtë të ndarjes nga jeta të nënës…