Categories: showbiz

Vesa Smolica i drejtohet bashkëshortes së Adi Hilës: Për 4 muaj jetova në shtëpinë e familjes suaj

Këngëtarja Vesa Smolica i ka kushtuar një mesazh publik Klaudia Hilës, bashkëshortes së kompozitorit Adrian Hila. Reagimi i saj vjen ndërsa Hila prej disa ditësh është përfshirë në një skandal me video intime me disa personazhe të njohura të ekranit.

Në një postim në “Instagram”, Smolica kujton kohën kur ishte 14 vjeçe dhe qëndroi për rreth katër muaj në shtëpinë e familjes Hila, gjatë pjesëmarrjes në spektaklin “Këngët e Shekullit”. Ajo thotë se, ndonëse ishte larg prindërve, Klaudia e trajtoi si pjesëtare të familjes.

Të lidhura

None found

Vesa tregon se familjen Hila e kishte njohur që në kohën e “Gjeniut të Vogël”, ndërsa u afrua më shumë me ta gjatë përvojës në “Këngën e Shekullit”. Pasi pranoi ftesën për spektaklin, ajo jetoi në shtëpinë e tyre: hante ushqimin e përgatitur nga Klaudia në tryezën familjare dhe flinte në një dhomë me vajzat e saj. Çdo mëngjes e shoqëronte Klaudian në vendin e saj të punës, në Teatrin e Kukullave.

Sipas këngëtares, në atë moshë kishte veçanërisht nevojë të ndihej e sigurt dhe Klaudia ia dha atë ndjesi. Për këtë arsye, teksa sheh çfarë po ndodh sot, ajo thotë se nuk mund të heshtë për gruan që ka njohur vetë dhe për të mirat që i ka bërë.

Duke iu drejtuar Klaudias, Smolica shprehet se vajza 14-vjeçare që ajo priti dikur në shtëpi është rritur, por vazhdon ta kujtojë me mirënjohje. Ajo e cilëson Klaudian një grua dhe nënë burrneshë, ndërsa thekson se Meryl dhe Ketlin nuk duhet të mbajnë peshën, turpin apo gjykimin për veprimet e dikujt tjetër.

Në fund të mesazhit, ku u drejtohet Klaudias, Meryll dhe Ketlin, Vesa i kërkon Klaudias të mos harrojë kush është dhe sa njerëz e njohin për atë që ka qenë e mbetet për ta. Ajo thotë se është një prej këtyre njerëzve, se nuk e ka harruar dhe i uron forcë e dinjitet për të gjetur brenda vetes gruan e fortë që ka njohur atëherë dhe që beson se ka qenë gjithmonë. Postimin e mbyll me fjalët “Me dashuri Vesa”.

të fundit

E rëndë/ Ylli 8-vjeçar i muzikës humb jetën papritur, vetëm pesë ditë pas koncertit para mijëra fansave

Hirata Runa, vetëm 8 vjeçe dhe pjesë e grupit japonez Dianna Project, ka ndërruar jetë papritur në fund të shtatorit,…

6 minutes ago

SHBA, operacioni 72-orësh rikthen në siguri 34 fëmijë të zhdukur në Queens dhe Long Island

Tridhjetë e katër fëmijë të raportuar të zhdukur në Queens dhe Long Island janë gjetur dhe rikthyer në siguri gjatë…

13 minutes ago

Maran e quan të pamerituar humbjen ndaj Finlandës: Shqipëria duhej të merrte rezultat pozitiv

Përzgjedhësi i Shqipërisë, Rolando Maran, e ka cilësuar të pamerituar humbjen 2-1 ndaj Finlandës, duke vlerësuar se kuqezinjtë zhvilluan një…

20 minutes ago

Haziri: LDK-ja ka 18 deputetë që mund të votojnë për Presidentin, jo 12

Deputeti i LDK-së, Lutfi Haziri, është pyetur nëse deputetët e LDK-së do ta mbështesnin kandidaturën e Bekim Sejdiut për president,…

25 minutes ago

Prokuroria e Posaçme thellon hetimet/ Sekuestrohen telefonat e Aleks Markut, Ron Yeffet dhe Ardi Veliut

Në vijim të hetimeve që po drejtohen nga kryeprokurori i Prokurorisë së Posaçme, Klodian Braho, Byroja Kombëtare e Hetimit ka…

34 minutes ago

KFOR: Italian Carabinieri patrols in Mitrovica help maintain security

Karabinierët italianë që shërbejnë në Njësinë e Specializuar Shumëkombëshe (MSU), pjesë e misionit të Forcës së Kosovës (KFOR) të udhëhequr…

35 minutes ago